PortaliForumiPytėsoriGalleryChatBlogRegjistrohuIdentifikohu
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

Disa poezi nga Kushtrimi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kushtaa
Anėtar
Anėtar


Gender:Male
Anėtarėsuar : 28 Apr 2008
Mesazhe : 7
Lokacioni : Skenderaj

MesazhTitulli: Re: Disa poezi nga Kushtrimi   Mon 28 Apr 2008, 8:44 pm

Si jetoj une?


Jetoj nje jete te frenuar nga te gjitha anet fundore
I rrethuar me lista e pohime siperfaqsore
Ska publikime falso e as pune dore
Ndersa jeta ime thjesht quhet perrallore
Dita e pare ndryshon nga dita vijuese
Dhe qdo rreth imi merret me gjera mashtruese
Pak vuaj kundrejt drejtkendshit ballor
Ngase e lumtura ka kohe qe s’eshte perdor
Jeta me ballafaqon me gjera te ndyta
Asesi nuk vrasin pushkat pa tyta
Andaj luftoj me shum deshprim e pak shpres
Ndaj vetes sime skam fare kujdes
Matematiken e urreja sikurse femij
Tani sdi te urrej asnje njeri
Urrej veten pasi skam asnje plan te vetem qe realizova
Dhe qe shkrimet e mija nje kohe i dashurova
Tani e di qe skam vler normale
E tere historija ime duket fatale
Shkruaj vetem kur flet zemra ime
Dhe nuk merrem aspak me gjera imtime
Duro ,duro eshte motoja e shpirtit tim
Ngase do ekzistoj lajmi qe te sjell gezim
Kur jam teper i qet, nervozohem
Kur jam buz ngadhnjimit, shkatrrohem
Kur jam ne prag te gezimit, hidherohem
Kur jam shum i lodhur dorzohem
Kur jam i lire atehere ngarkohem
Kur jam duke shetitur, vrapoj
Kur barti diq te rendesishme, rrezoj
Kur jeta shet lumturi skam para
Kur jeta me sjell pasuri ,me kerkojn hua
Kur vendos te dal ne gjyeti ,digjet mali
Kur dua te kaleroj, ngordh kali
Kur kerkoj pune ska me afate
Kur marr veturen ta ngas ,mbes pa derivate
Kur shikoj television ngel pa rrym
Kur dua te kendoj me zemer mbes pa frym
Kur dua te notoj thahet deti
Kur hy ne internet bie rrjeti
Kur ligjeroj skam ndegjues
Kur dua te degjoj ska ligjerues
Kur therras shoket ata jan ne mesim
Kur jam i merzitur tjeret kan argetim
Kur dua te dal me therrasin te punoj
Kur vendosi te shkruaj duhet te ndegjoj
Kur shkoj te luaj humbas lojen
Kur i lidhi kepucet kepus tojen
Kur dua te jem i ri vjetersohem
Kur luftoj ne front dorzohem
Qfar te bej me tregoni
Ngase me heshtje vetem me shkatrroni
I tregova te gjitha ato qe ju duhen
Por harrova t’ju tregoj se:
Kur shikoj yjet ata shuhen
Nuk po kerkoj teper me besoni
Vetem disa gjera ju mi spjegoni
Pse nervozohem kur duhet te jem i qet
Pse shkatrrohem kur duhet fitoj vet
Pse hidherohem kur me duhet gezimi
Pse lodhem kur sme nevoitet dorzimi
Pse ngarkohem kur duhet i lir te jetoj
Pse nuk eci ne qetesi ,por me duhet te vrapoj
Pse rrezoj gjerat me rendesi
Pse skam para kur jeta shet lumturi
Pse duhet tmi marrin parat ,kur une ato i posedoj
Pse digjet mali kur une ne gjueti dua te shkoj
Pse ngordhin kuajt kur me duhet te kaleroj
Pse kerkoj pun kur kam nevoj te pushoj
Pse vetura ska derivat kur kam nevoj udhetoj
Pse ngel pa rrym kur televizjonin shikoj
Pse mbes pa frym kur me zemer kendoj
Pse kur dua te notoj thahet deti
Pse kur hy ne internet ndalet rrjeti
Pse kur ligjeroj sme degjon askush
Pse kur dua te ndegjoj ligjerusit punojn ne fush
Pse shoket kur therras ata vijojn mesim
Pse merzitem une kur tjeret jan ne argetim
Pse duhet te punoj kur une dua te dal
Pse nuk shkruaj por duhet te ndegjoj ndonje fjal
Pse humbi lojen kur une luaj
Pse kepus tojen dhe ate se gjuaj
Pse jeta e re me vjeterson
Pse fronti im mua me dorzon
Kto jan deshira qe realizohen
Dhe qe me pak mundim ato fitohen
Por nuk luhet loja kur ske ekip skuptohet
Dhe nuk din I pasuri q’eshte varferia nese me te s’provohet
Dua tju tregoj se kto une i realizova
Dhe kur te gjitha i kisha mbaroj loja
Fusha u zbraps dielli u shua
Momentet e vdekjes me kapluan mua
Kishin nje pergjegjje pytjet e mia
Te gjitha sherohen kur vjen dashurija!!!

Autor :KAAK- Kushtrim Mehmeti
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Kushtaa
Anėtar
Anėtar


Gender:Male
Anėtarėsuar : 28 Apr 2008
Mesazhe : 7
Lokacioni : Skenderaj

MesazhTitulli: Re: Disa poezi nga Kushtrimi   Mon 28 Apr 2008, 8:47 pm

O njeri

A thua mund ta quaj veten njeri
Kur gabova prap dhe do te gaboj perseri
Pse nuk ndalem dhe te mendoj
Rruges se gabuar mos te shkoj
Kerkova qe te gjith ne mua te ken besim
Asgje sju solla ne keto vite vetem zhgenjim
E lendoj veten ngase tjeret ende se kuptuan
Por tradheti edhe shtaza kete do ta quan
Mendoja se kam ndryshuar qe nje kohe te gjate
Por prap se prap jam I zhytur ne mekat
Thelle dhe I mbuluar tersisht
Hormonet e mia veprojn marrzisht
Keto fjal jane te qarta dhe pa cenzur
Poezi e rimuar perplot aventur
Duart me shkruajn zemra me flet
Nga mekati I papermisuar faji me vret
Me fal o Allah I madheruar
Jeten time si mendoja sta paskna kushtuar
Me fal o jeta ime e uruar
Ngase ende me shpirt ste paskna dashuruar
Mos veproni si une ngase do mallkoni veten
Mos kerkoni defrim ngase shkattroni jeten
Prisni ngase gjithhere vjen shperblimi
Duroni se shperblehet durimi
Sdua te jem ai qe dikur isha
Sdua te kem ato qe dikur kisha
Jeten dua Allahut tia kushtoj
Vetes menyren e jeteses dua tia lehtsoj
Thjesht dua ti vej jetes disa korniza
Dhe mos ti jap vetes per vende te ndaluara viza
O Allah robin tend mekatar udhezo
Nga qdo e keqe te lutem pastro
Kur do jetoj ashtu si jetuan te udhzuarit
Kur do te duroj si durojn te pushtuarit
Kur do ngritem dhe ta ndaloj veten
Kur do tia kushtoj Allahut jeten
Sot se neser ndoshta vdes
Sdua as edhe nje minut te pres
Fal te qofsha o Meshirues
Ne qdo damar timin te lutem behu pushtues
Qdo levizje e duarve te mia
Nga ti kerkoj te me vie fuqia
Ngase I vetem une gjithhere gaboj
Lendoj veten dhe jeten qe dashuroj
Vendos per kohen qe e shpenzoj
Dhe per gjerat qe sduhet ti punoj
Kto me duhen dhe po ti kerkoj
Pastaj I qet dhe pa brenga do te jetoj
Ndoshta gabova por sdo te gaboj
Ngase e dua Kuranin dhe do ta praktikoj
Kater vite lexova e tash e kam harruar
Pluhuri ne raftin e vitrines e ka mbuluar
Kater vite ta kushtova jeten
Tash e harrova tersisht vetveten
Por ndala veten per ardhmeri
Ngase dua ne te ardhmen te kem femij
E femijet dua qe ti mesoj ty te adhurojn
Dhe udhzimet e tua gjithnje ti praktikojn
Te lutem falem o Allah
Nese me fal Allahu do te pastrohem
Nese me fal ti do te detyrohem
Nese ia fali vetes do te qetsohem

Autor :KAAK- Kushtrim Mehmeti


Edituar pėr herė tė fundit nga Kushtaa nė Mon 28 Apr 2008, 9:25 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Kushtaa
Anėtar
Anėtar


Gender:Male
Anėtarėsuar : 28 Apr 2008
Mesazhe : 7
Lokacioni : Skenderaj

MesazhTitulli: Re: Disa poezi nga Kushtrimi   Mon 28 Apr 2008, 8:49 pm

E gjeta ne shkretetir me Acar

Ne shkretiren ku jetoja me zemer
Kerkoja pak nga jeta ime
Ta dua me shprit nje femer
Dhe ta friksoja njeher zemren trime

Jeta ecte perpara ngadal
Skishte frike dhe kerkonte
Njemend mbeta pa asnje fjal
Kur te rrahurat zemra i ngadalsonte

Isha ne nje periudh njemend te acaruar
Por kto si ndjente shpirti im
Syt u perqendruan ne dy sy te kaltersuar
Dhe mendja ime skishte me perqendrim

Qfar te bej? O jeta ime po te pyes me nxitim
Ngase ata sy ndezin flak shpirtin tim
Por jeta nuk kishte pergjegjje te shpejt
Se isha i dashuruar ne syt e mi u vrejt

Momenti me kritik ishte kur me te bisedova
Ishin thjesht vetem dy fjal qe une i nderrova
Por per mua biseda nuk perfundoj
Ngase e dija se naten do ta endrroj

Ditet kalonin e une u shendrrova ne tjeter njeri
Si ta quaja ndryshe kete perveqse dashuri
Por prit me tha vetvetja ime e ngurtesuar
Duhet ta zbulosh ajo a eshte e dashuruar

Kjo ishte gjeja me e veshtir per mua
Dhe donte kohe per tu vertetua
Doja ti ndalja ditet
Ato te mos shkojn

Doja ti ndalja meshkujt
Ata te mos dashurojn
Frika se mos e humbi dashurin e pare te vertet
U shendrrua ne nje fobi

Dhe isha i gatshum me tere qenjen time
Te flijohem per dashuri
Ecte jeta e smud ta frenoja
Shkrihej zemra ime e smud ta ngurtesoja

Ku je o fati im me ze te lart bertita
E pran vetes mu shfaq ajo duke then “me kohe a arrita”
Doja ti thoja te dua
Doja ti thoja me lejo ti puthi buzet tua

Doja ta shpenzoja tere dashurin
Ishte koha kur e permysa vetmin
Por ngadale me tha imazhi im
Sepse do vej dita kur do kete shperblim

Qendro i pampushtur me armikun
Dhe ndegjo me vemendje mikun
Keshtu edhe une veprova
Edhe pse qe nga dita a pare e dashurova

Por prisja shenjen e te madhit hyjnor
Dhe shigjeten e kendit ballor
Kjo donte ni kohe qe te prisja
I vetmi moment qe skisha deshir te vdisja
Doja vetem nje minut ta pergdheli me dashuri
Dhe nje here ta mbuloj kur te ket stuhi

Keto mi dhuroj jeta ime
Dhe ma dhuroj qenjen me te bukur
Kam kaluar aq shum ngushllime
Por skam pushuar asnjeher duke u lutur

Tani jeta ime ka kuptim te plot
Dhe sdua asgje tjeter ne kete bot
Kjo ishte ajo qe doja qe kur isha krijuar
|Te falenderoj O Allah i madheruar.


Autor :KAAK- Kushtrim Mehmeti
Skenderaj-03/11/2007. 22:55

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Kushtaa
Anėtar
Anėtar


Gender:Male
Anėtarėsuar : 28 Apr 2008
Mesazhe : 7
Lokacioni : Skenderaj

MesazhTitulli: Re: Disa poezi nga Kushtrimi   Mon 28 Apr 2008, 8:53 pm

Ik nga une o i biri kudres

O ti qe nuk ke nder aspak
Dhe qe deshira jote eshte te derdhet gjak
Pse me shikon kur sdua te shoh me sy
Pse na takoi zoti ne kete vend mua dhe ty
Ti je i poshter kete te gjith e kuptuan
Ka shum pak njerz qe ty te duan
Ske bes ngase je i mallekuar
Apo se veren qe ne trup ske as duar
Shko e kerko ushqim ne kontinjera
Dhe mos mu ofro afer ngase te vie era
Shkatrrove gjith njerzimin
Solle me veti tek ne edhe mjerimin
Gjith buken qe e ke ngren ty te vraft
Populli te qelbur me sy te paft
Smeriton as te bisedojm
Ngase vetem sa me teper urrejtjen e shtojm
Ik tash dhe mos u kthe asnjeher
Shko jeto dikund ku ska dimer as vere
Te lutem largohu
Lirisht me dike tjeter shoqrohu
Miqesija jone ketu perfundon
Vaft ne djall ai qe shpirtin tim e lendon
Si te flas me ty kur ti me friksove
Me gjith ironin tende mua mu drejtove
Te ndihmova edhe pse isha ne gjendje kritike
E kur pata nevoj per ty ma ktheve shpinen e ike
Sme vie keq nga te paftyret
Ne zjarr ti gjetsha gjymtyret
Mallkoj ate kuder qe ne jete te solli
Dhe per qendrimin me ty momente te vlefshme mi mori
Shko mos te shaj edhe me teper
Se nga ofendimet qe ti bej kjo bised po behet veper
Ngado qe ti ecen rruga kundermon
Gjate gjith kohes shoqerohesh me demon
Ik nga une mos u kthe te lutem e te pergjerohem
Ngase sdua qe nga ti tjeret te mesohen
Brengosem vetem per shpirtin tim
Ngase ndryshe nga ti une jam jetim
E ti familje te ngusht e ke djallin
Familje e cila sdin ta dalloj mallin
Shko mos u sill kot se koti
Ska me shoqeri ,ngase tani u ftoh moti
Kjo ishte biseda me nje kafsh shtepiake
Qe din per dredhina dhe menyra zikzake
Isha teper i friksuar kur me te u takova
Dhe qe te shpetoj nga ai nje bised zhvillova
Me mjeshtri te bukur ate e hutova
Pa asnje demtim nga ai qen shpetova.


Autor :KAAK- Kushtrim Mehmeti
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Kushtaa
Anėtar
Anėtar


Gender:Male
Anėtarėsuar : 28 Apr 2008
Mesazhe : 7
Lokacioni : Skenderaj

MesazhTitulli: Re: Disa poezi nga Kushtrimi   Mon 28 Apr 2008, 9:00 pm

Jetimi

Lotėt vershojn ne faqet e mia
Dhimbjet mi lehteson vetem shoqerija
Shpresat u mbyten bashk humbjen e nenes
Rrezet me te urryera jane ato te henes

Armiku i jetes sime ishte nentori
Kur prinderit e mi me vete i mori
Tani mbeta ne vetmi i tronditur
Nga kthetrat e jetes se papritur

E tere jeta ime ishte e pa vlere
Sikurse pllazha e detit pa rere
Gjdo minute jetoj ne meditim
Dhe mallkoj veten qe mbeta jetim

Nuk kerkova teper nga jeta
Por asnje kerkes ne toke nuk gjeta
Kjo eshte pabesi dhe mashtrim
Thjesht ankth i nates qe vjen si mallkim

Grilat e jetes me shpejtesi u fortesuan
Dhe meshire per krijes si une nuk treguan
Familje skam i vetem kam mbetur
Shpirti, sikurse sheqeri ne uje eshte tretur

Tik e taku i ores humb degjimin e vesheve te mi
Rruga e qyteti per mua eshte e vetmja shtepi
Tregoni meshire ju o njerez te djallezuar
Sepse jam duke bere jetes se mallkuar

Ku i kam prinderit po te pyes o Zot
Ngase vetmin smund ta perballoj dot
Malli dhe deshira ime per ti ledhatuar
Me shkatrrojn duke mos me degjuar

Se dua jeten ,se dua burrerin
Se dua shkollen ,se dua shoqerin
Se dua paran,se dua pasurin
Vetem dua ta perballoj vetmin

Ska shpetim ,andaj dua te vdes me malle
Ngase padrejtesi eshte une te jem gjalle
Vdekja eshte dhurata ime qe tani preferoj
Andaj lutem qe neser mos te jetoj.

Autor :KAAK- Kushtrim Mehmeti
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Musafir
Vizitor




MesazhTitulli: Re: Disa poezi nga Kushtrimi   Mon 28 Apr 2008, 9:12 pm

Kushtaa urime shum te bukra ..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Kushtaa
Anėtar
Anėtar


Gender:Male
Anėtarėsuar : 28 Apr 2008
Mesazhe : 7
Lokacioni : Skenderaj

MesazhTitulli: Re: Disa poezi nga Kushtrimi   Mon 28 Apr 2008, 9:36 pm

Kur do tė fitojm !!!

Shfletoj fletėt e mbushura me gėnjeshtra historike,
Ku mė shumė se dy herė nė fjali ka fjalė misterike
Ska histori qė shkruajn tė dobishmit,
Dhe qė me ėndje ta citojnė tė pranishmit
Permtimet e parealizuara, na mbushėn kokat,
Dhe fitorja mė e madhe ėshtė ti marrėsh votat
Ska njeri qė drejtėsin e mbeshtet,
Dhe qė fjalėn qė e flet nė thelb ėshtė e vėrtet
Na mbuluan trazirat antikriminele,
Dhe odat tė mbushura me mesele
Lojrat e fėmijve janė pushka e pistoleta,
Kjo ėshtė pikėlluese q’ėshtė e vėrteta
Vallė sa do tė jetojm ne,nė kėtė botė,
Dhe a do kėtė minutė qė sderdhim lotė
Kjo mbetet tė shihet nė shekullin e kaluar,
Qė drejtėsia do ketė fituar
Mos mendoni se unė gabova,
Ngase me tėrė vetėdijen atė e shkrova
Por kjo ėshtė qė njerėzve t’ju japim besim,
Sa qė vdekjen ta presin me padurim
Unė tėrė kėto vite i jetova mė shpresė,
Dhe asnjėherė nuk parashtrova ankesė
Nuk ishte kjo thjeshtė njė harresė,
Por kush ta lexoj nėse unė shkruaj shkresė
Shumica absolute shkollėn e mbaruan mė pagesė,
Dhe i ndihmuan tė mallkuarit tė kėtė ende shpresė
Vėllai e urren vėllain mė shpirt e zėmer,
Ska mbetur pėr grua, ta marresh njė femer
Shkatrrohet nderi qė dikur e kishim ne,
Dhe dashurija qė vetė e varrosėm nė dhe
Mbetėn shqipetarėt pa tė madhen besė,
Dhe e tera qe punojn janė mė lopat e fshesė
Humbi ligji dhe kanuni,
Mė qytet se kryeqyteti u bė katuni
Hyri i ashtuquajturi “evropianizimi”,
Dhe para syve tonė shėtitet shkatrrimi
Ku mbeti dashurija atnore,
Ku mbeti dashurija e shkollės fillore
Ku mbeten pleqnit e gjyshėrve tanė,
Pėrse ne kohėn mė tė vėshtir ato na lane
Sa veta e pėrcjellin tė vdekurin,
Sa gjyetarė e gjuajn lepurin
Sa burrat urdhėrojn shtėpit,
Ku janė rojtaret qė ruajn kapit
Ka hyrė nėpėr njerėz teknologjija,
Pa kurfar mėshire nė shport hidhet fėmija
Arat mė nuk punohen ,
Tokat bujqėsore nė ndėrtesa tė pavlera shėndrrohen
Vetura u mbushėn rrugėt tona,
Kunder Islamit gjėmon jehona
Nuk ka Gjyshe,mė me shamija,
As nėpėr sofrat tona nuk ngrėnet flija
Nėpėr shtete tė forta arriti novigacioni,
Motoja e fort ėshtė tė dobetit pushtoni
Shkelėn tė drejtat fundamentale,
Digjėn qdo ditė drunjėt nė male
Nė vendin ku denohet i pafajshmi mė burgim,
Ska fitim mė tė madh gjykatėsi sikurse nė gjykim
Paraja mbisundon nė pjesėt aktive,
Dhe gjėndja e rinisė ėshtė depresive
Na mbeti pak mirėsi dhe shpresė,
pėr jetimin mendojm si tė kemi kujdesė
Por jo tė kujdesemi qė na duhet mirėsija,
Por si ti vidhet atij pasurija
Jeta kalon dhe shpejtė hargjohet,
Askush nuk e dinė nė mengjes a do zgjohėt
Andaj tė pregatitemi pėr njė kohė tė veshtirė,
Ku q’do e keqe neve na dukėt e mirė
Dėshirojmė tė jemi sundues i vetės sonė,
Dhe njėherit pėr udhtimė mos tė jem vonė
Ngase aty ku mbretėron vonesa,
Nė shprejhje vie harresa
Tė mendojm ku e nisim rinin,
Dhe nė cilėn shkollė e shkollojm fėmijn
Jemi nė kohėn mė tė vėshtirė shkollore,
Ku nuk gjenė dot libres me nota shėmbullore
Jemi Musliman tė gjithė me emer,
Por jo mė shpirtė e mė zėmer
Shtet mė genjeshtra nuk mund askush tė formon,
Ngase muri i gėnjyer nė fakt nuk ekziston
Ja se qfarė na mėson televizjoni,
Me seriala qė shpesh ju i shikoni
Ta flijojmė vetėn pėr dashuri,
Dhe tė kemi kujdes mos tė kemi fėmij
Se gjėja mė e veshtirė ėshtė kujdestarija,
Dhe pa pasuri nuk rritet fėmija
Valle si u rritem ne qė nuk kishim pasuri,
A mos vallė vdiqem si fėmij
Jo, ju lutem kėto mos i dėgjoni,
Ngase shkatrrimi rinor vjen nga televizjoni
E tėra qė ju lus duket abnormale,
Dhe pėr jetėn tuaj duket fatale
Por nuk duket bukur lulja pa petale,
Dhe nuk mbahet shteti pa tatime fiskale
Dhe jeta mė e bukur ėshtė nė rini,
Asesi skalohet jeta pa fėmij
Nese ėnde jeni duke menduar,
Dhe poezin time jeni duke e lexuar
Zgjohuni nė kėmb dhe ndalne tė keqėn me dorė,
Dhe mos toleroni Kosoven tė bėhet horė
Se ndryshe nuk pritet shkatrrimi,
Se ndryshe nuk ndalohet shkollimi,
Se ndryshe nuk shtohet papunėsija,
Se ndryshe nuk devijohet rinia,
Se ndryshe nuk ndalohet trafikimi,
Se ndryshe nuk ndalet bastardizimi,
Ktheni burrėrin shqipėtare,
Ndalone dhunėn vrastare
Ktheni besėn e shqiptarisė,
Jepni mundėsi shkollimi rinisė
Ktheni pleqėt dhe pleqnit,
Ndaloni gėnjeshtrat dhe pabesit
Mos u bėni emisjon humoristik pėr botėn,
Mos e mbushni me tepėr se qė duhėt gotėn
Jemi buzė fitorės se shumėpritur,
Qė ndoshta ne mund ta shijojmė tė rritur
Por si fillimi edhe fundi pėrfundon,
Q’do ndodhi e jetės neve na mėson
Ne presim qė njė ditė do tė fitojm,
Dhe njė shtet tė bukur ne ta ndėrtojm
Ku nė atė shtet do zhduket korrupsioni,
Dhe Politikajve t’ju ngritet tensioni
Do kėtė miresi pėr jetimin,
Dhe kushtet qė ta vijojm mėsimin
Kėshtu presim dhe shpresojmė,
Dhe ndoshta njė ditė do tė fitojmė
Endrrat rrallė herė i shohim nėse si mėndojm.!!!

Autor :KAAK- Kushtrim Mehmeti

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Kushtaa
Anėtar
Anėtar


Gender:Male
Anėtarėsuar : 28 Apr 2008
Mesazhe : 7
Lokacioni : Skenderaj

MesazhTitulli: Re: Disa poezi nga Kushtrimi   Mon 28 Apr 2008, 9:40 pm

Premtime dhe asgje

Premtime ,premtime ke aq sa ti deshiron
Ti vetem duhet tė kerkosh e ai ti realizon
Kjo ėshtė koha qe ska qene asnjeher
Dimri me acar kėtu behet vere
Mbi koke me rrin premtimet qe i realizuan
Kur ne votimet e para votat tona i kerkuan
Varferi e skajshme ,
Papunesi ,
Terr,
Monotoni,
Gropa,
Vrasje,
Falimentime,
Korrupsion,
Dollovere,
Drog,
Analfebetizem,
Keto i fituam me doren qe votuam
Dhe nga premtimet qe pushtetaret ne realizuan
Kjo ėshtė fitore qe se mban mend dot njeriu
Dhe fillim i mbar i njė njė tjeter faqeziu
Pak kaluan pas luftes mizore
Qe pas pushtuesit na pushtoj fuqija superiore
Sa vite i kaluan shqipetaret ne roberi
Dhe nuk kishin shpres se do tė fitojn pamvarsi
Kjo enderr filloj tė realizohet
Pasi tani shqipetari nga demokracia pushtohet
Rinis iu cenohet e drejta fundamentale
Dhe pėr pushtetaret kjo duket normale
Deshirojn drejtesi ,rend e inkuadrim evropian
E sipas tyre, ne duhet tė mos jemi musliman
Nese kete e quani ju demokraci
Andaj lirisht quane edhe plakun, femij
Kjo ėshtė qesharake, besoni mua mu qeshet
Pse duhet tė heq mbulojen dhe tė zhveshet
Turp, marre duhet tė keni padyshim
Edhe pse sdeshironi ky ėshtė shkatrrim
Demaskone fjalen demokraci
Me mirė iu pershtatet fjala dinakeri
Vidhni ,vidhni pasi keni mundesi
Por mos mendoni se une nuk po e di
Kete mund ta sheh qdo femij
Perpos shtazes tė quajtur njeri
Me falni ndoshta nga mllefi edhe ofendoj
Por me zemer padrejtesin e luftoj
Shpresat e mia jane tė parealizuara
Sikurse premtimet pėr rruget e asfaltuara
Ngrituni se po vjen koha pėr deshiren shekullore
Por tani largone nga koka naivitetin
Dhe mos u leni ne dore genjeshtarve pushtetin
Ne pupulli jemi vete pushtetar
Dhe ate qe e premtojm ju duhet me marr
Premtojm dashuri nder e drejtesi
Ngase pėr rruge me shum traka nuk kem pasuri
Por punė pėr tė gjith dhe uri asesi
Kjo pėr momentin ėshtė me rendesi
tė punojm tė gjith qe mandej tė fitojm
djersa jone do tė shperblehet dhe dikur mirė jetojm
ky do tė jete njė shtet qe me djers e ndertojm
pastaj jeten tone ne qetesi do ta jetojm
ska premtime boshe Kosova ka nevoj pėr ndertim
dhe kujdes tė veqant pėr varfnjak dhe jetim
kryetari edhe pastrusi njejt do tė vishen
shtresat klasore atehere do tė prishen
por pas veshtersis vjen lehtesimi
dhe pas hidherimit vjen gezimi
sjam ne fushat elektorale e as nuk kam parti
nuk kam pas veti ekspert pėr asnje lami
kam perball njė liber tė madh dhe hyjnor
qe nuk lejoj asesi i papastri ta prek me dore
me tė zbatohet vetem drejtesia
me tė eleminohet total papunsija
me tė korrupsionin e ndaloj
me tė premtimet i realizoj
me tė e shtojm pasurin
me tė e shkollojm femijn
me tė ndalohet hajnia
me tė edukohet rinija
besoni se fjalet e tij jane shpres pėr popullin tone
dhe gjithė botes me to i ipet jehone
por kjo pėr juve duket e pa menduar
ngase veshte tuaj me genjeshtra jane mesuar
keni dhimbje tė medha kur degjoni tė verteta
ngase jeni tė kordinuar sikurse ne lule bleta
por deshiroj qe njė ditė tė ndaleni e tė mendoni pėr kete poezi
edhe pse atehere kjo do tė mbetet vetem histori
se kjo ėshtė e vetmja e vertet qe mund tė ekziston
dhe qe me pak punė njeriu mund ta realizon
por ju vazhdoni genjeshtareve tju besoni
ngase edhe pak dhe as ju sdo tė ekzistoni
se varferija sa vjen e shtohet
dhe buka e milli vetem din tė shtrejtohet
e kur do tė vdisni urije
dhe kur sdo tė kete fare fjal dashurije
kto fjalet e mija do tju kujtohen
por vone do tė jete sepse atehere kto shpenzohen.


Autor :KAAK- Kushtrim Mehmeti
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
ylli
Mesem
Mesem


Gender:Male
Anėtarėsuar : 12 Apr 2008
Mesazhe : 613
Lokacioni : kudo qč kčrkon atdheu
Profesioni : i imi

MesazhTitulli: Re: Disa poezi nga Kushtrimi   Tue 29 Apr 2008, 12:46 am

edhe disa poezi nga ylli ,,,Ketu s'do jem,

Ketu s'do jem do jem larguar
Ne toke I tretur si te tjeret
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret
Dhe neper udhet ku kam ecur
S'do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do te rrije I heshtur
Nje qipariz si murg I ngrate
Ti do trishtohesh atehere
Se s'do me kesh ne dhome te gjalle
Dhe kur ne xham te fryje ere
Do qash me eren dalengadale
Por kur te jesh merzitur shume
Ne raft te librave kerkome
Aty do jem I fshehur une
Ne ndonje fjale a ndonje shkronje
Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe un do te zbres do t'vi prane teje
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si nje blerim pas nje rekeje.


Edituar pėr herė tė fundit nga ylli nė Tue 29 Apr 2008, 12:59 am, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
ylli
Mesem
Mesem


Gender:Male
Anėtarėsuar : 12 Apr 2008
Mesazhe : 613
Lokacioni : kudo qč kčrkon atdheu
Profesioni : i imi

MesazhTitulli: Re: Disa poezi nga Kushtrimi   Tue 29 Apr 2008, 12:51 am

Malli per heronjte

S'ka heronj,herojte i perzume
me lavdi perdite i nanuritem
dhe me lajka dalngadal i vume
nje nga nje ne prehje dhe ne gjume.

S'ka heronj,heronjte u merziten,
prisnin endrat,endrat u vonuan
duke pritur heshten e dremiten
dhe ne nina-nana u kenduam.

C'digjeni nga malli per heronjte?
kushedi kur kthehen nga kjo ane
C'i kerkoni?Pritja eshte e kote
S'ka heronj,tani ka pelivane!
Heshtja


Cigarja u dogj gjer ne fund,
Mbi tryeze gjumi me mori
ne xhamet era perdet s'i tund
dhe hesht koridori.

Me koke ne tryeze te flesh,
te shohesh endra te blerta...
Sa ndot...Te zgjohesh e prape te gjesh
ne qoshe te vjellat e lena nga jeta!
Kujdes me fjalen


Kujdes me fjalen,zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri
Pushteti i fjales eshte i vecante
Gatuan male dhe kakerdhi.

Me fjalen rrjedhin perenj me mjalte
Pikojne cezma me helm te zi
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!

Nga fjala humben Jude e Pilate
Stratege e mbreter me mbreteri
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!

Kur fjala nxiret nga buzet jashte
Si dallendyshja s'vjen ne shtepi
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!

Une fjalen vete e shtroj ne karte
Dhe brenda syve se c'eshte e di...
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!
Varferia
Kishat e shembura
Malli per heronjte
Kujdes me fjalen
Heshtja
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
ylli
Mesem
Mesem


Gender:Male
Anėtarėsuar : 12 Apr 2008
Mesazhe : 613
Lokacioni : kudo qč kčrkon atdheu
Profesioni : i imi

MesazhTitulli: Re: Disa poezi nga Kushtrimi   Tue 29 Apr 2008, 12:53 am

Malli i Shqiperise

Me ka marre malli per Shqiperine tone.
Sonte,kur po kthehesha me trolejbuz,
Tymi i cigarit "Partizani"qe pinte dikush
Dridhej kalteronte,bente spirale,
Sikur te fshehta me thosh ne gjuhen e shqipetareve
Mua bashkatdhetarit.
Te shkoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes,
Ku kam bere dikur ndonje marrezi,
Dhe ne rruget ku skam bere asnje marrezi.
Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
Inatin akoma do ma mbajne,
Koken do ma tundin,
Por une s'do ta marr per keq,
Se malli me ka marre.
Dhe t'eci rrugicave plot gjethe te thara,
Gjethe te thara,gjethe vjeshte,
Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.
Me ka marre malli per Shqiperine tone;
Per ate qiell te madh,te gjere e te thelle,
Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike,
Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
Per alpet flokebardha e mjekergjelbra,
Per netet e neilonta,qe nga flladet fergellojne,
Per mjegullat qe si indiane te kuq muzgjeve
shtegtojne
Per lokomotivat dhe kuajt,
Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
Per qiparisat,kopete dhe varret
Malli me ka marre.
Malli me ka marre,
Per shqipetaret.
Me ka marre malli dhe se shpejti vi atje,
Duke fluturuar mbi mjegullat,si mbi deshira.
Sa i larget,aq edhe i dashur je,atdhe.
Aerodromi do te dridhet nga uturima,
Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera.
Ata qe shpiken shpejtesine reaktive
Larg atdheut sigurisht do kene qene ndonjehere.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
ylli
Mesem
Mesem


Gender:Male
Anėtarėsuar : 12 Apr 2008
Mesazhe : 613
Lokacioni : kudo qč kčrkon atdheu
Profesioni : i imi

MesazhTitulli: Re: Disa poezi nga Kushtrimi   Tue 29 Apr 2008, 12:56 am

Nė parkun qė mbuluan fletėt
Nė parkun q'ė mbuluan fletėt
Tė dy ne ecim qetėsisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim tė verdhė natyrisht.

Dhe ndoshta si njė ėndėrr e zbehtė
Ju fanit njė muzg i vonė
Ky park q'ė kan' mbuluar fletėt
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

Nga vagabondėt me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tėnd as dinosaurėt
Shekuj mė parė s'e shtypėn dot.

Qė ti tė vije kaq e bukur
Me kėta flokė, me kėtė hap
Toka tė egrėn klimė e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s'kish se si tė ndodhte ndryshe
Tė ndodhte ndryshe s'kish se si.
U desh tė zhdukeshin pėrbindshat
Qė te kjo botė tė vije ti...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
ylli
Mesem
Mesem


Gender:Male
Anėtarėsuar : 12 Apr 2008
Mesazhe : 613
Lokacioni : kudo qč kčrkon atdheu
Profesioni : i imi

MesazhTitulli: Re: Disa poezi nga Kushtrimi   Tue 29 Apr 2008, 1:02 am

kete poezi nuk duhet ta harrojm kurr,,,
Anės Lumenjve

Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresė,
Anės Elbė-s, anės Spree-sė.
Ku e lam' e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anės detit i palarė,
Anės dritės i paparė,
Pranė sofrės i pangrėnė,
Pranė dijes i panxėnė,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.

Se ē'e shempnė derbederėt,
Mercenarėt dhe bejlerėt,
Se ē'e shtypnė jabanxhinjtė,
Se ē'e shtrythnė fajdexhinjtė,
Se ē'e pren' e se ē'e vranė,
Ē'e shkretuan anembanė,
Nėnė thundrėn e pėrdhunės
Anės Vjosės, anės Bunės.

Ēirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, ēarmatosur,
As i gjall', as i varrosur,
Pres njė shenj' e pres njė dritė,
Pres me vjet' e pres me ditė,
Se ē'u tera, se ē'u mpaka,
Se ē'u ēora, se ē'u mplaka,
Lark prej vatrės dhe prej punės,
Anės Rinit, anės Tunės.
Ēakėrdisur, batėrdisur,
Pėrpėlitur dhe zalisur,
ĖndĖronj pa funt, pa shpresė,
Anės Elbė-s, anės Spree-sė.

Dhe njė zė vengon nga lumi,
Mė buēet, mė zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pėlcet, kėrcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjėmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar' e punėtorė,
Qė nga Shkodra gjer nė Vlorė!

Ky ilaē e ky kushtrim
mė bėn djal' e mė bėn trim,
mė jep forc' e mė jep shpresė,
anės Elbė-s, anės Spree-sė.
Se pas dimrit vjen njė verė,
qė do kthehemi njėherė,
pranė vatrės, pranė punės,
Anės Vjosės, anės Bunės.

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shpresė,
anės Elbė-s, anės Spree-sė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
ylli
Mesem
Mesem


Gender:Male
Anėtarėsuar : 12 Apr 2008
Mesazhe : 613
Lokacioni : kudo qč kčrkon atdheu
Profesioni : i imi

MesazhTitulli: Re: Disa poezi nga Kushtrimi   Tue 29 Apr 2008, 1:05 am

Edhe kur kujtesa

Edhe kur kujtesa ime e lodhur
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatės
Vetėm nė stacionet kryesore do tė ndalojė,
Une ty s'do tė harroj.
Do tė kujtoj
Mbrėmjen e heshtur, tė pafund tė syve tė tu,
Dėnesėn e mbytur, rrėzuar mbi supin tim
Si njė dėborė e pashkundshme.
Ndarja erdhi
Po iki larg teje...
Asgjė e jashtėzakonshme,
Veē ndonjė nate
Gishtat e dikujt do tė mpleksen nė flokėt e tu
Me tė largėtit gishtat e mi, me kilometra tė gjatė...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
ylli
Mesem
Mesem


Gender:Male
Anėtarėsuar : 12 Apr 2008
Mesazhe : 613
Lokacioni : kudo qč kčrkon atdheu
Profesioni : i imi

MesazhTitulli: Re: Disa poezi nga Kushtrimi   Tue 29 Apr 2008, 1:06 am

Enderr e prere
1.
Mos vdis, se pas shirave aren e mbushi bari,
Ka rene ne ullishte mize e ullirit.
Hardhia duhet sperkatur shpejt me gurkali
Dhe ende s'ka dale nga plisi kercelli i misrit
Ne enderronim te benim nje anije,
Kurkush s'e mendonte me c'dru do ta ngrinim,
Kishim ndermend ta ndertonim me dege hardhie
Dhe vela ti vinim.
Bodrumet e saj t'i mbushnim me poce me vere
Dhe te lundronim ne ishujt e Havajes;
Ta pinim veren me vajzat e ishujve ne Belvedere,
Zezaku te bente fresk me fleten e palmes.
2.
Mos vdis se kalit i ra ne vrapim nje patkua
Dhe nisi ta ngreje nga dhimbja kemben e pare;
Kerkojme patkonj e s'na jep njeri hua,
S'e gjejme as nallbanin e marre.
Ne enderronim te shkonim ne hipodrome,
ne vende te lumtura ku munden me kuaj,
Tani dhe kali calon e s'na ha as barin e njome;
me sy si gota na sheh si te huaj...
3.
Mos vdis, se dielli ne oborr e ka shtruar sofren e madhe
Dhe presim te vijne vajzat te gjitha,
Te gjitha ato qe ti u thoshje "sorkadheve",
Kur grisnin fustanet ne driza.
4.
Mos vdis ne dhomen e heshtur i shtrire
Eshte turp kaq shpejt te rrish e te vdesesh!
Ne enderronim nje vdekje me te mire:
Duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim ne piken e veses.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
ylli
Mesem
Mesem


Gender:Male
Anėtarėsuar : 12 Apr 2008
Mesazhe : 613
Lokacioni : kudo qč kčrkon atdheu
Profesioni : i imi

MesazhTitulli: Re: Disa poezi nga Kushtrimi   Tue 29 Apr 2008, 1:09 am

Atdheu

Atdheu eshte dhimbje , eshte dhimbje.
Nje prill i pikelluar ne shpirt.
Atdheu eshte kryqi , eshte kryqi
E mban - dhe te mban ty ne shpirt.
Atdheu eshte toka e premtuar.
Ti shkel si nje zot dhe se ka nden kembe.
Atdheu ska fjale , ka sy te trishtuar.
Vdes dashuria ne dashuri qe te cmend.
Atdheu eshte buka e uritur.
Te iken nga duart e dot nuk te ngop
Enderr dhe ankth dhe shprese e sfilitur
Me syte n'erresire vetveten kerkon.
Atdheu eshte varr i hapur, eshte varr.
Nje jete drejt tij shkon me bese qe lind.
Ne nje pike loti mbyt lotin fatvrare.
Ne nje pike loti lirine e lind.
Atdheu yt i vogli , i vogli
ai hyjnori i pavdekshmi si loti
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
ylli
Mesem
Mesem


Gender:Male
Anėtarėsuar : 12 Apr 2008
Mesazhe : 613
Lokacioni : kudo qč kčrkon atdheu
Profesioni : i imi

MesazhTitulli: Re: Disa poezi nga Kushtrimi   Tue 29 Apr 2008, 1:12 am

Poema e Mjerimit

Kafshatė qė s'kapėrdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatė qė tė mbetė nė fyt edhe tė zė trishtimi
kur shef ftyra tė zbeta edhe sy t’jeshilta
qė t'shikojnė si hije dhe shtrijnė duert e mpita
edhe ashtu tė shtrime mbrapa teje mbesin
tė tan jetėn e vet derisa tė vdesin.

E mbi ta n'ajri, si nė qesendi,
therin qiellėn kryqat e minaret e ngurta,
profetėnt dhe shejtėnt nė fushqeta tė shumngjyrta
shkėlqejnė. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulėn e vet t'shėmtueme,
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme,
balli qė e ka, syt qė e shprehin,
buzėt qė mė kot mundohen ta mshefin -
janė fėmitė e padijes e flitė e pėrbuzjes,
t'mbetunat e flliqta rreth e pėrqark tryezės
mbi t'cilėn hangri darkėn njė qen e pamshirshėm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishėm.

Mjerimi s'ka fat. Por ka vetėm zhele,
zhele fund e majė, flamujt e njė shprese
t'shkyem dhe tė coptuem me t'dalun bese.

Mjerimi tėrbohet n'dashuni epshore.
Nėpėr skaje t'errta, bashkė me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, t'qelbta, t'ndyta, t'lagta
lakuriqen mishnat, si zhangė; t'verdhė e pisa,
kapėrthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnė, pėrpijnė, thithen, puthen buzėt e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapėrthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnė fillin t'marrėt, shėrbtorėt dhe lypsat
qė nesėr do linden me na i mbushė rrugat.

Mjerimi nė dritzėn e synit t'kėrthinit
dridhet posi flaka e mekun e qirit
nėn tavan t'tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndėr mure plot danga,
ku foshnja e smume qan si shpirt' i keq
tu' ndukė gjitė e shterruna t'zezės amė,
e kjo prap shtazanė, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randė.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetėm lėngon,
e ama s'e don, por vetėm mallkon.
Vall sa i trishtueshėm asht djepi i skamit
ku foshnjėn pėrkundin lot edhe tė fshamit!

Mjerimi rrit fėmin nė hijen e shtėpive
tė nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashkė me zoja flejnė nė shtretėnt e lumnis.

Mjerimi pjek fėmin para se tė burrnohet,
don ta msojė t'i iki grushtit q'i kėrcnohet,
atij grusht qė n'gjumė e shtėrngon pėr fytit
kur fillojnė kllapitė e etheve prej unit
dhe fetyrėn e fėmis e mblon hij' e vdekjes,
njė stoli e kobshme nė vend tė buzqeshjes.
Nji fryt kur s'piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fėmia n'bark t'dheut mbaron.

Mjerimi punon, punon dit e natė
tu' i vlue djersa nė gjoks edhe nė ballė,
tue u zhigatun deri n'gjujė, n'baltė
e prap zorrėt nga uja i bahen palė-palė.
Shpėrblim qesharak! Pėr qindenjė afsh
nė ditė - vetėm: lekė tre-katėr dhe "marsh!".

Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzėt e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin pėrmendore e njė tregtis s'ndytė,
qė asht i gjikuem tė bijė nė shtrat vet i dytė,
dhe pėr at shėrbim ka pėr tė marrė do franga
ndėr ēarēafė, ndėr fėtyra dhe nė ndėrgjegje danga.

Mjerimi gjithashtu len dhe n'trashigim
-jo veē nėpėr banka dhe nė gja tė patundshme,
por eshtnat e shtrembta e n'gjoks ndoj dhimbė,
mund qė t'len kujtim ditėn e dikurshme
kur pullaz' i shpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohės, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithēka u ndi njė i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut qė vdiste nėn tra.
Kėshtu nėn kambėt'randė t'zotit t'egėrsuem -
thotė prifti - vdes ai qė ēon jetė tė dhunuem.

Dhe me kėto kujtime, ksi lloj fatkeqėsinash
mbushet got' e helmit nė trashigim brezninash.
Mjerimi ka motėr ngushulluese gotėn.
Nė pijetore tė qelbta, pranė tryezės plot zdrale
tė neveritshme, shpirti me etje derdh gotėn
n'fyt pėr me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni-
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nėn tryezė qan-qeshet nė formė tragjikomike.
Tź gjitha hallet skami n'gotė i mbyt
kur njiqind i derdh njė nga njė nė fyt.
Mjerimi ndez dėshirat si hyjet errsina
dhe bajnė tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.

Mjerimi s'ka gėzim, por ka vetėm dhimba,
dhimba paduruese qe t'bajnė t'ēmendesh,
qė t'ap in litarin tė shkojsh fill' e t'varesh
ose bahe fli e mjerė e paragrafesh.

Mjerimi s'don mshirė. Por don vetėm tė drejt!
Mshirė? Bijė bastardhe e etėnve dinakė,
t'cilt n'mnyrė pompoze posi farisejt
i bijnė lodėrtinės me ndjejt dhelparak
tu' ia lėshue lypsiti njė grosh tė holl' n'shplakė.

Mjerimi asht njė njollė e pashlyeme
n'ballė tė njerzimit qė kalon nėpėr shekuj.
Dhe kėt njollė kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnė paēavrat qė zunė myk ndėr tempuj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
ylli
Mesem
Mesem


Gender:Male
Anėtarėsuar : 12 Apr 2008
Mesazhe : 613
Lokacioni : kudo qč kčrkon atdheu
Profesioni : i imi

MesazhTitulli: Re: Disa poezi nga Kushtrimi   Tue 29 Apr 2008, 1:13 am

Nė parkun qė mbuluan fletėt
Nė parkun q'ė mbuluan fletėt
Tė dy ne ecim qetėsisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim tė verdhė natyrisht.

Dhe ndoshta si njė ėndėrr e zbehtė
Ju fanit njė muzg i vonė
Ky park q'ė kan' mbuluar fletėt
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

Nga vagabondėt me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tėnd as dinosaurėt
Shekuj mė parė s'e shtypėn dot.

Qė ti tė vije kaq e bukur
Me kėta flokė, me kėtė hap
Toka tė egrėn klimė e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s'kish se si tė ndodhte ndryshe
Tė ndodhte ndryshe s'kish se si.
U desh tė zhdukeshin pėrbindshat
Qė te kjo botė tė vije ti...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
ylli
Mesem
Mesem


Gender:Male
Anėtarėsuar : 12 Apr 2008
Mesazhe : 613
Lokacioni : kudo qč kčrkon atdheu
Profesioni : i imi

MesazhTitulli: Re: Disa poezi nga Kushtrimi   Tue 29 Apr 2008, 1:15 am

Kush ta fali bukurine

Kush ta fali bukurine
Qe t'e me trerosh te zine!
Kur te pashe per te vluar,
Pellumbeshe pende-shkruar,
Bubu!plumb ne kraharuar,
Plumb qe vret dyke gjemuar!
Mbledhur shoqet me nje qoshe,
Dic, m'ju flisje,dic m'ju thoshe,
Gushe-e-llere-e-gji-bardhoshe.
Pa me syckezat e tua,
Sy-larme!c'me fole mua.
Leshrave t'ju binte hija,
Yll i ndezur me shkendija,
Ndezur mun ne mes ne balle,
Te me vesh ne dhe te gjalle
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
ylli
Mesem
Mesem


Gender:Male
Anėtarėsuar : 12 Apr 2008
Mesazhe : 613
Lokacioni : kudo qč kčrkon atdheu
Profesioni : i imi

MesazhTitulli: Re: Disa poezi nga Kushtrimi   Tue 29 Apr 2008, 1:50 am

ORA

Apartamenti i zakonshem. Kati i dyte.
Udha e trenit.
Mbi parvaz tik-taku i ores:
mbi krevat,
tik-taku i zemres.
Gjoksi yt i ngrohte, dallgezues,
koka ime mbi te .
Koka, koha , ora , zemra,
nje!
C'rreh aty?
C'murmurit, c'gurgullon, c'oshetin?
Cila ere? Cili lume?
Ora, koha
zemra, jeta;
koha tek zemra,
jeta tek une.
Ti toke e lire,
ti liria ime e pushtuar
nga dashuria,
kur s'te kisha,
kujtoja se lulezoje ne ndonje planet tjeter.
Te dua aq shume sa me duket
sikur do te vdes.
Mbi krevat
tik-taku i zemres;
mbi parvaz
tik-taku i ores.
Udha e trenit .
Kati i dyte. Apartamenti i zakonshem.
Nje molle u fik.
Perbytje mbi dhe.
Ne varken e Noes a do kete vend per ne?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Disa poezi nga Kushtrimi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Hapėsira e Qiejve Shqiptarė :: Forum i Pėrgjithshėm - Hapėsira e Qiejve Shqiptarė :: Krijime nga Forumistėt-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės