PortaliForumiPytėsoriGalleryChatBlogRegjistrohuIdentifikohu
 

TĖ ELIMINOJMĖ BARBARIZMAT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Adem Berisha
Moderator
Moderator


Gender:MaleTaurusRat
Age : 60
Anėtarėsuar : 30 May 2007
Mesazhe : 362
Lokacioni : Rahovec-Republika e Kosovės
Profesioni : punėtor administrate
Hobi : shkrimet

MesazhTitulli: TĖ ELIMINOJMĖ BARBARIZMAT   Thu 25 Sep 2008, 2:37 pm

Duke qenė se shpesh bėhen gabime artografike, ndonse ajo nuk ėshtė edhe shumė shqetsuese, megjithėse mė mirė do tė ishte tė mos bėheshin fare, vendosa tė hapė kėtė temė dhe tė postoj kėtė shkrim.
Megjithate, tė gjithė nuk mund tė jenė gjuhėtarė profesionistė dhe deri-diku iu falet ndonse intelektualėt e profileve tė ndryshme, para profesionit tė tyre si jurist, ekonomist, historian e tj, do tė duhej tė njihnin gjuhen amtare.
Pėr mė keq, tek ne perdoren shumė barbarizma tė cilat kanė mbetur si pasojė e pushtimeve tė gjata nga pushtues tė ndryshėm por ato ka mundėsi dhe do tė duhej eliminuar me vetėm pak kujdes dhe mund.
Njė kontribut tė ēmueshėm kėsaj i kanė dhėnė edhe krijuesit e mirėnjohur Selman Vokshi e poeti drenicas Halil Xani me publikimet e tyre artistike nė formė tė poezisė tė cilat nuk do tė ishte e pa dobi dhe interes sikur tė mėsoheshin edhe nėpėr shkollat tona duke pasur parasysh se disa barbarizma perdoren jo vetėm nga nxėnėsit.
Sa pėr ilustrim, unė kėtu, paraprakisht duke falenderuar zotėrijtė Selman Vokshi dhe Halil Xani e me shpresė se tė nderuarit e lartėpėrmendur nuk do tė mė hidhėrohen pse pa lejen e tyre po i postoj ato poezi me tė vetmin qėllim qe sadopak tė ndikohet tek shkruesit e ndryshėm jo vetėm nė kėtė forum por edhe ne tė folmen e pėrditėshme, po postoj edhe poezitė e mrekullueshme tė kėtyre dy poetėve.

TA FLASIM SHQIPEN PA SLLAVIZMA
Selman Vokshi
Ta duam, ta mėsojmė, ta flasim e ta shkruajmė
Shqipen tonė tė bukur, pa gabime e bastardime.

Pėr ju prindėr shqiptarė,
Pėr ju nxėnės shkollarė,

Kosovare e kosovarė,
Shkrova kėtė poezi,
Me tė vetmen porosi:
“Shqipen tonė tė mrekulluar,
tė dashur e tė praruar,
sa mė parė pėr ta liruar,
prej shkinishtės sė tepruar,
qė aq shumė e ka kapluar,
qė mė nuk duhet duruar,
pa pasur aspak nevojė,
pėr ēdo ditė po e zėmė me gojė.

Pse dėrzhavė e jo shtet?!
Pse zavodė e jo ent?!

Pse strujė e jo korrent?!
Pse kaish kur ai ėshtė rrip?!
Pse opshtinė e jo komunė?!
Pse vilushkė e jo pirun?!
Pse gollub e jo pėllumb?!
Pse tost e jo brumė?!
Pse rekė kur ai ėshtė lumė?!
Pse porez e jo tatim?!
Pse nagradė e jo shpėrblim?!
Pse reshenje e jo vendim?!
E pse i thoni frizhider?
Kur ai ėshtė frigorifer.
Tė flasim shqipen pa gabime
Kjo ėshtė porosia ime.
Pse sobė e jo dhomė?!
Kur e kemi shprehjen tonė?!
Pse gumė e jo gomė?!
Pse stanicė e jo stacion?!
Pse upravlaē e jo timon?!
Pse penzi e jo pension?!
Pse mast e jo yndyrė?!
Pse stub e jo shtyllė?!
Pse pivė e jo birrė?!
Kur tingėllon shumė mė mirė?!
Pse carinė jo doganė?!
Pse zadrugė e jo kooperativė?!
Pse halinė e jo fustan?!
Pse pasosh e jo pasaportė?!
Po pse shargarepė e jo karrotė?!

Pėr tė folur shqipen mirė
Duhet pasur shumė dėshirė.

Pse krevet e jo shtrat?!
Pse stomak e jo bark?!

Pse plloēė e jo pllakė?!
Pse grealicė e jo nxehėse?!
Pse pod e jo dysheme?!
Pse bubrek e jo veshkė?!
Pse breske e jo pjeshkė?!
Pse praznik e jo festė?!
Pse dnevnik e jo ditar?!
Pse konop e jo litar?!
Pse bollnicė jo spital
Pse vazduh e jo ajėr?!
Pse zejtin e jo vaj?!
Pse poziv e jo ftesė?!
Pse stan e jo banesė?!

Prandaj ta flasim me dėshirė,
Gjuhen tonė shumė tė mirė,
Se ky fjalor i mallkuar
Pa nevojė i huazuar
Shqipen tonė e ka dėmtuar.
Ky fjalor i ēoroditur,
Shqipen tonė e ka tronditur.
Shqipja jonė ėshtė shumė e pasur,
Ėshtė e ėmbėl, ėshtė e dashur,
Ėshtė gjuhė e moderuar,
Ėshtė krejtėsisht e njėsuar,
Ėshtė nė botė e respektuar.
Kėtė kurrė s’duhet harruar.
Prandaj tė flasim me dinjitet,
Me pėrkushtim e me vullnet.
Tė flasim bukur, e tė flasim lehtė,
Tė flasim pastėr siē e do ky vend.
Kėto fjalė tė huaja t’i hedhim nė det.
Dhe t’i harrojmė, pra pėrgjithmonė,
Se nuk kanė vend mė nė shqipen tonė.
Ne se kemi aspak vėshtirė,
Qė shqipen tonė ta flasim mirė.
Gjuhėn e ėmbėl, gjuhėn letrare
Gjuhėn e bukur - gjuhėn amtare.





Hali Xani :
Tė flasim pa sllavizma

E zgjata pak kėtė poezi
Le tė jetė kjo porosi
Pėr nxėnės, prindėr e arsimtarė
Se gjuha jonė ėshtė sikur ar
Ka plot fjalė-margaritarė
Kėto sllavizma t`i harrojmė
Nga e folmja t`i mėnjanojmė
Kjo porosi nuk ėshtė e sotit
Kemi amanet prej burrave tė motit
PRA:
Pse ulicė e jo rrugicė
Pse jo poē po sijalicė
Pse jo rimorkio po prikolicė
Pse jo shpojės po bushalicė
Pse vodovod e jo ujėsjellės
Pėrse branė e jo ujėmbledhės
Pėrse shina jo binarė
Pse ēuvar e jo rojtar
Pse jo ndeshje po sudar
Pse ostallė jo tavolinė
Pse okolinė e jo rrethinė
Pse granicė e jo kufi
Pse majstor e jo zanatli
Thua tabėll e jo tabak, burrė
Pėrse thua zid e s`thua mur
Pse prezore jo dritare
Thua zheg e vapė ėshtė fare
Pėrse, pėrse o lum daja
Nė vend shkuja, thua promaja
Pėrse vallė soka tė themi
Fjalėn lėngje kur e kemi…

_________________
Firmė autoriale:
“Jeta ėshtė njė dhe vetėm njė herė jetohet, e pa kuptimtė ėshtė jeta nėse nuk shfrytėzohet".
"Sa mė shumė qė njoh njerėzit, aq mė tepėr i dua kafshėt".

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Lukja
Moderator
Moderator


Gender:FemaleGeminiMonkey
Age : 40
Anėtarėsuar : 05 Nov 2008
Mesazhe : 294
Lokacioni : prishtine

MesazhTitulli: Re: TĖ ELIMINOJMĖ BARBARIZMAT   Sat 08 Nov 2008, 6:13 pm

Qenkan vertet keshilla shum te mira qe nuk i paskam lexuar me par,une nuk mburrem se nuk bej gabime ne te folur por qe ato mundohem te jen minimale fjalen serbe nuk e perdor kurr ne shtepin time,por qe vertet me vjen shum keq qe ka shum njerz nder ne qe po fole bukur gjuhen shqipe menjeher te kritikojn se je mendjemadhe dhe po flet ne gramatik, dhe eshte e vertet qe sa her qe shkruhem nepermes internetit me te aferm kurr nuk i pyes ndryshe perpos me si jeni por qe ma kthejn gjithmon mir jena ti qysh je dhe me drejtohen hajde fol shqip moter se spot mar vesh,po ne shqipetaret si duket jemi nje popull qe lakmojm shum ne gjera qe nuk na perkasin ne, se gjat luftes kur ishim ne shqiperi e kam verejt qe se paku tek ne ska qen prezente deri tani po qe tani edhe ketu ka filluar te jet e pranishme e kam fjalen per emrat e femijeve qe te gjith gati qe me ka ra rasti ti njof kan pas emra grek,ialijan,spanoll etj etj... po vetem nje gje dua ta them per qfar qmimi serbi do mari nje fjal shqipe dhe te e perdor ne gjuhen e tij dhe poashtu per qfar qmimi greku do i vinte emrin shqip femijut te vet skam me se qfar te shtoj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TĖ ELIMINOJMĖ BARBARIZMAT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Hapėsira e Qiejve Shqiptarė :: Forum i Pėrgjithshėm - Hapėsira e Qiejve Shqiptarė :: Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe-