
|
| | |
| Autori | Mesazh |
|---|
Enya Anėtar


   Age : 32 Anėtarėsuar : 04 Jun 2007 Mesazhe : 140 Lokacioni : France Hobi : travels
 | Titulli: Vjersha femijesh Fri 15 Jun 2007, 11:25 pm | |
| LIBRI I HISTORISĖ
Jam nė klasė tė katėr Nuk kam ardhė me hatėr Vetė unė kam mėsuar Dhe jam e dalluar!
Librat kam mbėshtjellur Me letėr tė bardhė! Njėrin e kam zgjedhur Librin mė tė rrallė.
Libri i Historisė Tė Atdheut tim Mė pėlqen mė shumė Dhe mė jep gėzim!
Se aty kam gjetur Gjėra qė si dija! Histori krenare Ka Nėnė Shqipėrija!
Kohė e Skėnderbeut Kohė e mbretėrisė Dėshmort e Atdheut Koha e lavdisė!
Libri i Historisė Unė tė dua shumė! Histori e kombit Shpesh mė lė pa gjumė! |
|  | | Enya Anėtar


   Age : 32 Anėtarėsuar : 04 Jun 2007 Mesazhe : 140 Lokacioni : France Hobi : travels
 | Titulli: Re: Vjersha femijesh Fri 15 Jun 2007, 11:26 pm | |
| PULAT E KOTECIT TIM
Nė kotecin tim tė bukur lyer pastėr me gėlqere Nė telash pulat janė futur Kė tė zgjedhin brigadiere!
Mbledhja zgjati deri vonė diskutimet keq janė ndezė Pikaloshen propozojnė sepse Gjeli s'bėn as vezė!....
Nė mesditė u ngrit njė zogė foli pėr tė parėn herė: "- Pėr njė gjel kemi nevojė! T'a lėmė gjelin brigadier!"
I sqaroj me shumė kujdes Tė gjithė pulat mbyllėn gojėn! E lanė gjelin brigadier se ja kishin shumė nevojėn!...
Nėse gjeli nuk bėn vezė ēdo fėmij vetė e kupton. Ama gjeli ėshtė sahat edhe kohėn lajmėron.
Ki ki ki ki ri ki ki!!!! Zgjohen pulat nė kotec. Kush punon nė Shqipėri???... I thotė jetės:- mirėmėngjes!! |
|  | | Adem Berisha Moderator


   Age : 60 Anėtarėsuar : 30 May 2007 Mesazhe : 362 Lokacioni : Rahovec-Republika e Kosovės Profesioni : punėtor administrate Hobi : shkrimet
 | Titulli: MOTRES SĖ DASHUR DIELLZĖ Wed 20 Jun 2007, 12:24 pm | |
| Arlind Gashi Klasa v Shkolla fillore "vellezrit Frasheri" Lipjan
MOTER E DASHUR DIELLZĖ
Nė hapsiren shqiptare njė moter unė e gjeta, vetė engjėllin e babushit Adem motren time DIELLZA.
Ah, cfarė lule e bukur motra mė e mira nė botė, si motra ime DIELLZA nuk lindet nė kėtė tokė.
Te dua dhe unė shumė babagjysh Adem |
|  | | Adem Berisha Moderator


   Age : 60 Anėtarėsuar : 30 May 2007 Mesazhe : 362 Lokacioni : Rahovec-Republika e Kosovės Profesioni : punėtor administrate Hobi : shkrimet
 | Titulli: ARLINDI - YLL I ARDHMĖRISĖ Wed 20 Jun 2007, 12:31 pm | |
| Adem Berisha: - pėr Arlind Gashin, kl. V-tė fill. "Vllezėrit Frashėri" Lipjan
O Arlind i dashur edhepse tej mase i emocionuar, pėr Ty do shkruaj ca rreshta, por mė fal, ndoshta edhe tė pakontrolluar.
O L I N D I !
O Lindi i dashur Ty Zoti tė bekoftė, gjithė tė mirat qė ai ka nė trupin tėnd i qoftė.
Me tėrė forcen e tij gjithėmonė ai Ty tė mbroftė, prindėrit dhe gjithė tė dashurit pėrherė t'i gėzoftė.
Rritu porsi lulja qė kopshtin zbukuron, porsi njė yll drite na ndriqofsh gjithėmonė.
Mėsimit mos iu ndaj, tė jesh nxėnės i mirė, tė gjithė prej teje presim qe tė bėhesh njė YLL.
Pėr fund : Arlind i dashur, vjersha jote "Moter e dashur Diellzė" tė cilen ia kushtove mbesės sime, atij engjėlli ēfarė je edhe ti vetė, vėrtetė tej mase mė emocionoi dhe mė bėri qė duke qarė, tė shkruaj kėta rreshta. Me atė vjershė, i dashuri Arlind, edhe Ti u bėrė pjesė e shkrimeve tė mia pėr Diellzen prandaj e njejta patjetėr do tė gjej vend nė pėrmbledhjen time poetike "KRENARIA DHE PIKĖLLLIMI" tė cilen po mė premtoi jeta, do ta botoj sė shpejti. U rritėsh nė lumturi. I yti gjyshi Adem. |
|  | | Adem Berisha Moderator


   Age : 60 Anėtarėsuar : 30 May 2007 Mesazhe : 362 Lokacioni : Rahovec-Republika e Kosovės Profesioni : punėtor administrate Hobi : shkrimet
 | Titulli: POEZI QĖ IMPRESIONOJNĖ Wed 20 Jun 2007, 1:15 pm | |
| Adem Berisha:
Tė lumtė Enya, ke shkruar poezi shumė, shumė tė bukura. Mu mė kanė pelqyer dhe impresionuar shumė. Janė pėrmbajtėsore dhe shumė domethėnėse. Kanė edhe rimen dhe muzikalitetin e poezisė. Lehtė lexohen, lexuesin nuk e lodhin, shpejtė dhe lehtė mėsohen pėrmendėsh dhe kėnaqin veshin e dėgjuesit kur ato recitohen. Nuk janė tė mveshura me shumėkuptimėsi prandaj mund tė komentohen dhe interpretohen vetem ashtu siē janė e jo siē kush e merr. Eh, ndoshta nuk janė poezi "moderne" qė mund tė shkruash nja 12 sish brenda ditės, por megjithate unė do tė preferoja tė vazhdosh me kėtė stil tė shkrimit sepse kėtė e kanė aplikuar dhe nė mėnyrė perfekte e kanė kultivuar edhe rilindasit tonė kombėtar tė cilėve nuk besoj se "modernistėt" do t'ua kalojnė. Shkruaj e mos u ndal se je e re, kur tė bėhesh si unė, ėshtė vonė. |
|  | | sihana Admin


   Age : 22 Anėtarėsuar : 11 Jun 2007 Mesazhe : 305 Lokacioni : Rhodos-Greece Hobi : Muzika
 | Titulli: Re: Vjersha femijesh Wed 20 Jun 2007, 5:57 pm | |
| MAMI E BABI JANĖ SI NJĖ
Miku ka pesė fėmijė si drita
Tri janė yllka e dy petrita.
Ata kanė lodra shumė
Tren, gjirafė, arushė, majmun.
Fjalė pas fjale e orė pas ore
U fol pėr dashurinė prindore.
Rina bėri bė nė hėnėn
Se ajo mė shumė e do nėnėn.
Edlina e dyta iu revanshua
-Unė babin mė shumė e dua.
Edvini nė dorė kish njė majmun
Tha-asnjėrin s`i dua unė.
Edoni i vogėl picėrroi sytė
-Unė i dua-tha-qė tė dytė.
Venita e vogėl bėnte sehir
-Ju asnjė s`e keni mirė.
Unė e di nuk ka kandar
Qė peshon dashuri tė ndarė.
Mami e babi janė si njė
Mė e madhja dashuri.
Por kėtu nuk mbaroi mahia
Plot me gaz u mbush shtėpia.
KUSH KĖRKON FALJE
I SHPĖTON VESHI
-Mos kėtu e mos aty!
Babi ma drejton gishtin
Kėshtu po ia nxjerr bishtin.
Ai i varė mustaqet
Kur vonohem n`lojė
Me orė s`mė flet me gojė.
Duke lozur me motrėn
Lėmsh i bėmė kauēat
Me babin i prishėm kapuēat.
Ma afroi gishtin te hunda
E iu shtuan ca rrudha balli
Edhe njė herė gabove-vajhalli.
NĖ KOPĖSHT ZOOLOGJIK
Njė grup nxėnėsish tė klasės sė tetė
Vizituan Shkupin me prindėrit e vet.
Vizitės sė ditės s`do t`i vėhej pikė
Po nuk e panė kopėshtin zoologjik.
Artani shikonte majmunin me habi
Dhe iu drejtohet shokėve tė tij:
-Shpesh mėsuesja mė thotė majmun
Por majmuni nuk qenka si unė
Drenusha s`ka parė dren nė fushė
Tash pa frikė e pėrgėdhel nė gushė
Rozafa vėrtet ka qafėn e gjatė
Por assesi tė matet me gjirafė
Duke shikuar luanin, Luani tha:
Emėr tė fuqishėm mami mė dha.
Mė tutjė mbi ujė kėrcente delfini
-Obobo ēfarė mrekullie, foli Drini.
Ecim tha mė i vjetri se po bėhet natė
Deri nė Prishtinė na pret rrugė e gjatė.
MENDOVA SA ISHA NĖ DET
Mendova sa isha nė det
Si ta marr pak det
Ta sjellė nė Kosovė
Pėr fėmijtė qė s`kanė lekė
Por edhe pėr pleqtė
Qė s`janė mirė me shėndet
Thash si t`ia marr
Pak det Shėngjinit
T`ia falė Dukagjinit
Pak rėrė e ujė tė kaltėr
Ta marr nga Kavaja
Thash s`bėhet belaja
Ta sjellė rrėzė Qyqavicės
Pėr fėmijtė e Drenicės
Kėshtu mendova njė vjet
Kur isha nė det.
SI U DJERSIT DORDOLECI
Fėmijtė e Polacit
Nė kodėr nė Radefc
Bėnė njė dordolec.
Nėn sqetull
I vunė fshesė
N`vend tė hundės
Njė spec.
Nė vend tė syve
Dy thėngjij
E nė kokė
Njė kusi.
Rreth tij pastaj
Nisėn vallen
Dorė pėr dore
Dikur u gjuajtėn
Me topa bore.
Kur nga jugu
Fryu njė puhi
Fėmijtė dordolecin
E shikonin me habi
Si u djersit i tėri
E mė vonė u shkri.
keto poezi jane marre nga nje poet kosovar "HALIL XANI" _________________ HĖNĖ NĖ VELLON E NUSĖRISĖ
S Sikur shpirti im ndahet nė dysh I I ndriēuar me dritė nuri qė ti jep H Hėnė e veshur nė vellon e nusėrisė A Ah, me ty nė univers edhe yjet N Nėn tingujt e muzikės hyjnore vallėzojnė A Afshon zemra ime e plasur nė mundim
DASHURIA DHE ENDRRAT |
|  | | Lukja Moderator


   Age : 40 Anėtarėsuar : 05 Nov 2008 Mesazhe : 294 Lokacioni : prishtine
 | Titulli: Re: Vjersha femijesh Thu 20 Nov 2008, 8:00 am | |
| UNE I KAM DY DUAR
Une i kam dy duar,e ne to dhjete gishta; Me keto dy duar,une fytyren e laj Dhe teshat e trupit te pasterta i mbaj,- Edhe vjeli e qeroj lloj-lloj pemesh te brishta.
Me keto duar i krehi floket e mia, Celi edhe e msheli deren e baneses, Ekur t`zgjohem.i mari teshat e mbuleses Dhe i vej ne ballkon,-t`i ajrose puhia.
Shpesh i ndihmoj nenes,kur t`qet`embelsira; Ia thej arrat,ku t`jene me te mira,- Edhe enet e ujin ia afroj.
Me keto duar,une e punoj token, E edhe,nese sulmohem,e mbroj koken, Por edhe atdheun,kur t`kete nevoje.
Prishtine, me 21 gusht 1998 nga Destan Bajraktari. |
|  | | |
| Faqja 1 e 1 |
| | Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
|
|
|