PortaliForumiPytėsoriGalleryChatBlogRegjistrohuIdentifikohu
 

Rritja e Fėmijut

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
sihana
Admin
Admin


Gender:FemaleAriesTiger
Age : 22
Anėtarėsuar : 11 Jun 2007
Mesazhe : 305
Lokacioni : Rhodos-Greece
Hobi : Muzika

MesazhTitulli: Re: Rritja e Fėmijut   Fri 20 Jun 2008, 7:30 pm

Tremujori i dytė


Java 13

Nuk e ndjen akoma, por bebi jot ėshtė I gjalleruar, ka filluar te levize. Deri ne mbarim te tremujorit tė parė, tė gjitha organet e tij janė komplet te formuara. Zemra I rreh shpejt, dy here me shpejt sesa nji njeriu te rritur. Lekuren e ka te kuqe, te tejdukshme, pa dhjam.

Lajmi I mirė pėr ty ėshtė qe tani shpeton nga te perzjerat e mengjesit nga java ne vazhdim. Fatkeqesisht mund te shfaqen probleme te tjera: disa femra kanė probleme me “daljen jashtė” gjatė kėsaj periudhe te shtatzanise. Keshillohet konsumimi I sa me shumė frutave dhe perimeve dhe te pish 2 liter ujė pa gaz ēdo ditė.


Java 14

Ne tremujorin e dytė, shumica e femrave ndihen me mirė. Placenta tani kujdeset pėr ushqimin dhe prodhimin e hormoneve, kėshtu qe ti do shpetosh nga te perzjerat dhe pse jo do ndihesh mė me energji.

Trupi jot peson ndryshime: lekura erresohet dhe nji vijė ne ngjyrė te mbyllur (vija nigra) zbret mes barkut.
Bebi tani pėrgjigjet ngacmimeve si zhurma, drita, prekje edhe sepse ti nuk e ndjen akoma te levize.

Java 15

Bebi jot tani ėshtė 10 cm I gjatė. Pas ēdo ditė I qartesohen sytė, veshet, buzėt dhe hunda. I rriten qerpiket. Fillon te kėtė refleksin e thithjes.

Ti ndihesh me mirė! Lekura jote ėshtė e ndjeshme ndaj diellit. Mund te shfaqen pika kafe si quka te cilat do zhduken pas lindjes.
Kockat e bebit fillojnė te forcohen, dhe dhembet zhvillohen ne brendesi te mishrave te dhembeve, prandaj ėshtė e rėndėsishme tė kesh diete me shumė kalcium, pėr mos u konsumuar rezervat e tua..


Java 16


Gjymtyret e bebit janė formuar, tani bebi ka thonj dhe vetulla. Mund te thith gishtin e madh te kėmbės.
Ndjen levizjet e para-shumė fine, si disa buleza gazi. Tani mund tė shkosh pėr kontrollin e dytė tek mjeku, gjatė se cilit do tė te bėhet ekografi. Ekografia e pare ėshtė pėr te caktuar ditėn e lindjes, ndėrsa te tjerat ne vazhdim pėr tė parė zhvillimin e bebit dhe pozicionin e tij.
Ti ke shtuar goxha ne peshe, sidomos ne vithe, kofshe dhe bark.

Java 17

Barku ėshtė gjithmonė e me I dukshėm. Pėr arsyet te sasise se rritur te gjakut hundet e ke te zena dhe mund tė kesh rrjedhje gjaku nga hundet. Floket bėhen me yndyre shumė me shpejt se zakonisht.

Bebi tani ėshtė me I rėndė sesa placenta; ėshtė I gjatė I dobėt, ne kėtė periudhe lekura e gishtave ka marrė rrudha dhe bebi ka shenja gishtash.


Java 18


Trupi jot vazhdon te rritet; ke shtuar afersisht 2 deri ne 6 kilogram dhe ndonjėherė ke dhimbje ne vithe nga zgjatja e ligamenteve. Nuk fle dot mirė, kėshtu qe kthehu ne njė anė, e mbeshtetur ne jasteke. Sekrecionet vaginale janė me te shumta tani.
Je plot energji dhe mund te mendodh pėr te ndjekur kurse paralindjes.
Ushtrimet e frymemarrjes dhe te forcimit te muskujve do tė jenė shumė te nevojshme gjatė lindjes.

Bebi ėshtė 20 cm I gjatė dhe thith lengun amniotik ne mushkeri (ndihmon ne zhvillimin e mushkerive)


Java 19


Me zmadhimin e barkut, kerthiza zgjerohet. Je ne gjysmen e rrugės. Mund tė kesh dhimbje kurrrizi sepse mitra ėshtė zmadhuar dhe zhvendos qendren e rendeses. Shplodhu me kembet e ngritura dhe mundohu mos te ngresh pesha.

Bebi leviz shumė dhe mund te ndjesh goditjen e pare.


Java 20

Bebi jot rritet me shpejtesi: tani ai peshon 260 de gram, dhe ėshtė 25 cm i gjatė. Muskujt po marrin po ndjekin zhvillimin normal, ti e ndjen kur ai zgjatet ne bark, ai kthehet sa ne njė anė ne tjetrėn dhe bėn akrobaci te vogla.

Pėr shkak te zmadhimit te barkut, mund tė kesh djegje te stomakut dhe probleme me tretjen. Perdor qumėsht dhe ēaj mente. Duhet te hash shpesh dhe nga pak, duke u pertypur ngadalė, kjo do tė beje te ndihesh me mirė.


Java 21

Lekura e barkut ėshtė zgjeruar shumė dhe prandaj ėshtė e thate dhe te kruhet. Duhet te lyhesh sa me shpesh me krem hidratant ose vaj pėr beba dhe bezdisja do kaloje. Kujdes nėse kruarja ėshtė ne te gjithė trupin duhet tė shkosh tek mjeku.

Bebi peshon tani 450 gram dhe ka akoma vend te levize lirshem. I zhvillohet degjimi dhe mund ti pėrgjigjet muzikes.Trupi I mbulohet nga nji substance e bardhe e cila prodhohet nga gjendrat dhjamore pėr ti mbrojtur lekuren.

Java 22

Bebi jot ėshtė I shkathet ne levizje dhe ti e ndjen kėtė. Qe ne kėtė moment mund ti kendosh ninulla. Shkencetaret kanė vėrtetuar se veshet e bebit janė formuar komplet ne kėtė periudhe dhe mund te degjoje zhurmat e jashtme. Gjithashtu mos hezito ti flasėsh sa me shumė, sepse bebi tashmė ta njeh zėrin.

Ti do vesh re ne fytyre edhe gjaku te zmadhuara ndėrsa mishrat e dhembeve janė te enjtur.


Java 23

Bebi tani ėshtė si kukull. Mund ti dallosh pjeset e trupit nėpėrmjet prekjes se barkut tėnd.
Bebi reagon ndaj zhurmave te forta, muzikes dhe zerave me te cilėt ėshtė familjarizuar.
Ti ke shtuar ne peshe 4,5 deri ne 7 kilogram. Kembet I ke te fryra dhe mund tė kesh plsje te venave, ndonjėherė ndjen nji dhimbje ne pjesen e poshtme te barkut, janė muskujt te cilėt zgjaten. Dhimbja kalon nėse shplodhesh..


Java 24

Fillon te ndjesh kontaktimet Braxton Hicks. Kėto janė kontraktime fiziologjike te cilat pompojne gjakun ne miter gjatė shtazanise dhe ndihmojne trupin gjatė lindjes.

Bebi ėshtė 33 cm I gjatė dhe peshon 550 grame. I zhvillohen muskujt. Mushkerite e bebit janė te zhvilluara mjaftueshem qe bebi te “marrė fryme” vete.
Nėse do ta lindje tani, mundėsia pėr te mbijetuar ėshtė e ulet.


Java 25

Bebi tani ka arritur peshėn 700 gram. Ka periudha gjumi dhe zgjuarje. Mitra ėshtė bėrė sa nji top futbolli dhe ka filluar te peshoje mbi fshikzen e urines prandaj do urinosh gjithmonė e me shpesh.


Java 26


Bebi rritet me ritm te shpejte. Godet fuqishem dhe ne te shumtėn e rasteve ndodh atėherė kur ti shplodhesh. Kycet e kembeve dhe fytyra te fryhen sepse trupi jot mban ujė.
Lekura, nga shendoshja shfaqen te cara ne gjoks, bark dhe kofshe. Ėshtė koha te pėrdorėsh njė krem special pėr te hidratuar lekuren.

Java 27

Bebi shendoshet, formon depozita dhjami. Pėr here tė parė do hapi sytė, qepallat nuk janė me te ngjitura.
Ti mund te besh lehtė infeksione urinare ne kėtė periudhe, kėshtu qe duhet te pish shumė ujė.
Mund te ndjesh tension ne gjoks I cili mund te te bezdise.


Java 28

Nga kjo jave dhe deri 72 ore pas lindjes gjoksi jot do prodhoje kolostru. Ky pėrmban faktor imunitar te cilėt mbrojne bebin sidomos ne kėtė periudhe kur sistemi I tij imunitar ėshtė I pazhvilluar.
Mjeku jot do tė therrase pėr kontroll ēdo dy jave dhe do tė masė me shumė kujdes tensionin e gjakut. Mund tė kesh nxehtesi pas lodhjes fizike.
Truri I bebit rritet si pėrmasa dhe bėhet me kompleks. Ai mund te ndjej shije, mund te dalloje midis te embles dhe te thartes dhe mund te kėtė edhe preferenca.

Zemra I rreh me fort kur ti flet; te njeh zėrin.
_________________
HĖNĖ NĖ VELLON E NUSĖRISĖ


S Sikur shpirti im ndahet nė dysh
I I ndriēuar me dritė nuri qė ti jep
H Hėnė e veshur nė vellon e nusėrisė
A Ah, me ty nė univers edhe yjet
N Nėn tingujt e muzikės hyjnore vallėzojnė
A Afshon zemra ime e plasur nė mundim


DASHURIA DHE ENDRRAT


Edituar pėr herė tė fundit nga sihana nė Sun 06 Jul 2008, 7:10 pm, edituar 2 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
sihana
Admin
Admin


Gender:FemaleAriesTiger
Age : 22
Anėtarėsuar : 11 Jun 2007
Mesazhe : 305
Lokacioni : Rhodos-Greece
Hobi : Muzika

MesazhTitulli: Re: Rritja e Fėmijut   Fri 20 Jun 2008, 7:31 pm

Tremujori i tretė


Java 29


Bebi jot peshon tani rreth 1100 gram dhe ėshtė afersisht 40 cm I gjatė.
Gjatė gjithė kohės zgjatet dhe te godet. Ndonjehere do ndjesh kontraktime te pėrsėritshme (njera pas tjetres) ne bark, nuk ke pse shqetesohesh: ėshtė bebi te cilin e ze lemza sepse ka thithur me shumė leng amniotik nga cduhet.

Pėr shkak te peshes te cilėn mban, te dhembin kembet dhe mund tė kesh probleme me ekuilibrin.


Java 30


Shumica e fėmijėve kthehen me koken poshte gjatė kėsaj jave, duke u pregatitur kėshtu pėr lindjen.

Hapesira ne miter tani ėshtė e pamjaftueshme, nuk I le vend bebit pėr levizje te teperta.

Tani lodhesh me lehtė dhe ke dhimbje kurrizi. Ėshtė koha pėr te filluar ushtrimet pėr forcimin e muskujve: kontraktimin dhe qetesimin e muskujve


Java 31


Bebi rritet ne peshe, tashmė ai peshon 1800 gram, dhe deri ne momentin qe do lindi pesha e tij do dyfishohet.
Ti ke probleme me frymemarrjen, sidomos pas veprimeve fizike. Mund te besh disa ushtrime frymarrjeje, por pa ekzagjeruar.


Java 32


Bebi tani ėshtė I gjatė 41 de cm.

Ti ke shtuar 9-12 kilogram ne peshe dhe nuk fle mirė. Kthehu ne nji anė dhe mbeshtetu ne shumė jasteke.


Java 33


Bebi ėshtė plot energji dhe godet fuqishem. Rritet edhe barku jot.

Urinon edhe me shpesh sesa deri tani.


Java 34


Bebi peshon afersisht 2200 gram dhe ėshtė 44 cm I gjatė. Truri dhe sistemi nervoz janė formuar komplet.
Me zbritjen e bebit drejt daljes, forma e barkut tėnd ndryshon..


Java 35


Bebi jot I afrohet dimensioneve te nji bebi “gati pėr tu lindur”, peshon rreth 2500 gram.

Mund tė fillosh pregatitjet pėr ngjarjen madheshtore

Java 36

Bebi ėshtė 2750 gram dhe 49 cm I gjatė. Koka e tij I afrohet daljes dhe ti mund te marrėsh fryme me lehtė.
Urinon me shpesh sepse bebi peshon mbi fshikezen e urines dhe mund te humbasesh urine nėse teshtin apo kollitesh.

Duke filluar nga ky moment, kontrollet mjeksore duhet te jenė javore


Java 37

Bebi mund te marrė fryme, te thithe dhe te percjelle. Ka te formuar shumicen e reflekseve.
Ti ndjen mungese konforti te te shtohet ēdo ditė.


Java 38


Bebi jot ėshtė gati pėr te ardhur. Kohezgjatja mesatare e shtatzanise ėshtė 266 ditė, d.m.th. 38 jave qe nga momenti I krijimit.

Ti nuk do shendoshesh me tepėr se kaq. Bebi mund te marrė fryme vetėm, thonjtė e tij ne duar edhe kėmbė forcohen ēdo ditė.


Java 39


Tani bebi jot do shtoj shumė pak ne peshe, pesha mesatare ne lindje do jetė rreth 3500 gram.
Kockat e kokės janė gati pėr lindje, pėr te kaluar me lehtė ne vagin.

Qafa ėshtė paksa e hapur dhe ke kontraktime Braxton Hicks te fuqishme.


Java 40


Koka e bebit zbret ne segmentin e fundit te mitres dhe ushtron presion mbi qafen.
Bebi tani ėshtė 50 cm I gjatė dhe ėshtė I papritur momenti kur do dalė ne drite.

Java 41

Java 42
Pas pak kohėsh do ta mbash ne krah pėr here tė parė.


Keto informacione jane te marra nga nje gjenekolog
_________________
HĖNĖ NĖ VELLON E NUSĖRISĖ


S Sikur shpirti im ndahet nė dysh
I I ndriēuar me dritė nuri qė ti jep
H Hėnė e veshur nė vellon e nusėrisė
A Ah, me ty nė univers edhe yjet
N Nėn tingujt e muzikės hyjnore vallėzojnė
A Afshon zemra ime e plasur nė mundim


DASHURIA DHE ENDRRAT


Edituar pėr herė tė fundit nga sihana nė Sun 06 Jul 2008, 7:11 pm, edituar 2 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shota
VIP
VIP


Gender:Female
Anėtarėsuar : 21 Nov 2007
Mesazhe : 801
Lokacioni : Rreth e Rrotull

MesazhTitulli: Re: Rritja e Fėmijut   Sat 21 Jun 2008, 2:47 pm

Sihana a do te ja lexosh krejt keto bebit apo do veprosh sipas kesaj reqete Cool
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
sihana
Admin
Admin


Gender:FemaleAriesTiger
Age : 22
Anėtarėsuar : 11 Jun 2007
Mesazhe : 305
Lokacioni : Rhodos-Greece
Hobi : Muzika

MesazhTitulli: Re: Rritja e Fėmijut   Sat 21 Jun 2008, 3:09 pm

i kam lexuar shota mendoj se tani per tani me interesojne mua bebi eshte i vogel:)Very Happy
_________________
HĖNĖ NĖ VELLON E NUSĖRISĖ


S Sikur shpirti im ndahet nė dysh
I I ndriēuar me dritė nuri qė ti jep
H Hėnė e veshur nė vellon e nusėrisė
A Ah, me ty nė univers edhe yjet
N Nėn tingujt e muzikės hyjnore vallėzojnė
A Afshon zemra ime e plasur nė mundim


DASHURIA DHE ENDRRAT
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
veronika
Anėtar
Anėtar


Gender:Female
Anėtarėsuar : 28 Aug 2008
Mesazhe : 27
Lokacioni : Ferizaj

MesazhTitulli: Re: Rritja e Fėmijut   Thu 28 Aug 2008, 2:50 pm

Menjėherė pas lindjes, foshnjės i duhet t'i aftėsojė tri funksione primare: frymėmarrjen, marrjen e ushqimit dhe largimin e mbeturinave tė metabolizmit. Qarja e parė e foshnjės ėshtė atėherė kur takohet ajri me kordhat e zėrit qė i nxit pėr herė tė parė. Pas lindjes foshnja menjėherė flenė 9-12 orė, sipas disave edhe tėrė ditėn. Kur zgjohet nga gjumi ėshtė i uritur dhe kėrkon ushqimin. Pėr kėtė arsye i funksionon refleksi i lindur pėr thithje. Pėrpos refleksit tė thithjes ai posedon edhe refleksin e kollitjes, ashtu edhe refleksin e ushqimit dhe atė tė kapjes dhe tė ecjes. Kėtu e numėrojnė po ashtu edhe refleksin e notit, ēka nuk do tė thotė se foshnja porsa e lindur nuk di tė notojė. Nė qoftė se foshnjėn e vendosim nė ujė, ai shpejt do tė fillojė tė notojė, dhe nuk mbytet, sepse refleksi i lėvizjes lufton pėr ekzistencė dhe u pėrngjanė atyre qė notojnė.

Motorika dhe senzorika ėshtė e zhvilluar mirė te foshnja. Fjala vjen, foshnja dėgjon mirė, por nuk reagon nė disa zėra, siē ėshtė bubullima ose zhurma e sirenės, ndėrsa i shpreh shenjat e frikės ndaj zhurmės qė e shkakton letra.
Sa i pėrket mėsimit tė foshnja, ajo menjėherė fillon tė mėsojė prej ditės sė parė. Foshnja mėsohet duke i krijuar shprehitė e veta, fjala bie, kalimi prej fjetjes nė gjumė dhe anasjelltas. Ajo mėsohet shpejt pėr tė marrė ushqimin nė kohėn e caktuar, shpesh herė nė ditė (6 herė). Gjithashtu foshnja mėsohet dhe e pėrjeton praninė e anėtarėve tė familjes.
Nė disa raste maturimi ka njė ndikim mjaft tė madh nė zhvillimin e sjelljeve tė veēanta. Pėr shembull, tė ecurit zhvillohet sipas njė ritmi tė pavarur nga faktorėt mjedisorė. Tė foshnjat e fisit indian Hopi, shprehitė motorike zhvillohen po aq shpejt sa edhe tė fėmijėt e tjerė, edhe pse ato mbarten tė lidhura nė kurrizin e nėnės sė tyre dhe kanė pak mundėsi qė tė praktikojnė shprehi tė tilla, si tė rrokullisurit, tė ndenjurit dhe tė ngriturit nė kėmbė (Dennis dhe Dennis, 1940).

Nė raste tė tjera, maturimi siguron vetėm gatishmėrinė pėr tė mėsuar dhe mjedisi luan njė rol mė vendimtar nė zhvillimin e sjelljes.
Gatishmėria pėr tė mėsuar ka tė bėjė me faktin se foshnjat nuk mund tė mėsojnė nė qoftė se muskujt dhe strukturat nervore nuk janė tė zhvilluar ashtu siē duhet. Foshnjat nuk mund tė ecin nė moshėn 2 muajsh, sepse muskujt dhe sistemi i tyre nervor nuk janė ende gati. Por, pa eksperiencat e duhura mjedisore, tė fėmijėt nuk do tė zhvillohet aftėsia pėr tė folur dhe pėr tė pėrdorur gjuhėn, pavarėsisht nga fakti se sa pėrparon zhvillimi muskulor dhe nervor.

Nė ēfarė moshe i mėsoni fėmijėt tė vishen dhe zhvishen? Pėrgjigja korrekte ėshtė: “Kur ata janė gati”. Ju nuk mund t’u mėsoni fėmijėve diēka, nė qoftė se ata nuk janė fizikisht dhe mendėsish tė maturuar ose tė pjekur. Pjekuria pėrcakton gatishmėrinė pėr tė mėsuar. Pėr t’u veshur e zhveshur, muskujt dhe truri duhet tė jenė mjaft tė zhvilluar, nė mėnyrė qė fėmija tė mėsojė tė kontrollojė fizikisht muskujt e Spinkterit. Pėr shumė fėmijė kjo bėhet e mundur nė moshėn dy vjeē.

Sipas pikėpamjeve tė psikanalitikėve (S. Freudi dhe shkolla e tij) energjia seksuale dhe e libidosė ėshtė ajo fuqi lėvizje dhe aktivitetet, si te fėmija ashtu edhe tė njeriu i rritur. Nė mėnyrėn e veprimit tė kėsaj energjie kalon nėpėrmjet disa fazave. Nė fazėn e parė ėshtė ajo faza orale ose e gojės. Goja nuk shėrben vetėm pėr tė thithur dhe pėr t’u ushqyer por edhe njė farė kėnaqėsie. Gjatė kohės sė thithjes fėmija ėshtė intim i lidhur me nėnėn. Edhe nėna e pėrjeton si njė farė kėnaqėsie gjatė kohės sė thithjes qė ka tė bėjė me erotiken seksuale. Po qe se nėna nuk ia jep gjirin pėr ta thithur por e ushqen nėpėrmjet shishes do tė arrijė deri te frustrimi qė i pengon zhvillimit dhe pjekurisė - maturimit. Fiksimi i thithjes orale do tė tejkalojė mė vonė si fjala bie, nė ushqim, nė konsumimin e alkoolit, pirjes sė duhanit etj.
Sipas psikologut E. Erikson aftėsitė e mėvonshme tė fėmijės dhe tė pėrshtatjes sė tij nė jetėn e pėrditshme varet nga faza orale. Sepse nė kėtė fazė ai e formon njė qėndrim tė pritjes duke u luhatur mes dy raporteve tė kundėrta ndaj tė rriturve, i cili ėshtė i varur nga kėto: raporti i besimit dhe i jo besimit. Po qe se fėmija nė kontaktet e shpeshta me nėnėn dhe po qe se ajo i pėrmbush me njė dashuri tė veēantė ndaj fėmijės duke i sjellė fėmijės kėnaqėsinė trupore, atėherė pėr fėmijėn do tė ndėrtohet raporti i besimit. Zhvillimi i besimit ia mundėson fėmijės qė tė jetė mė aktiv dhe i gėzohet pėr ēdo pėrvoje tė re. Nė qoftė se ndaj nevojave tė fėmijės nuk shprehet kujdesi i duhur nga ana e tė rriturve, po qe se fėmija ėshtė edhe i frustruar me ndodhitė e pakėndshme, atėherė do tė krijohet nė raportim me tė rriturit njė farė mosbesimi.

Me njė fjalė sjellja e tė rriturve ndaj kėsaj faze pėrkatėsisht ndaj fėmijės viteve tė para tė zhvillimit, e dedikon tė ardhmen e fėmijės, i cili do tė zhvillohet me plotė besim ndaj tjetrit dhe ndaj mjedisit apo do tė mbyllet dhe nuk do tė ketė besim edhe gjithherė do tė mbesin njeri i dyshimtė dhe frikacak dhe i pavendosur. Mungesa e dashurisė sė nėnės e shėmton fėmijėn duke e lėrė gjysmak pėrderisa ngrohtėsia e saj nė kėtė periudhė ėshtė rrėnjore pėr tė ardhmen e tij, siē ėshtė pėrshtatje nė rreth, personi i pjekur dhe i aftė, pjekuria afektive ose emocionale etj.
Prej kėndej edhe kėrkesa e nėnės qė ta pranojė foshnjėn nė mėnyrė tė kuptueshme, tė arsyeshme me njė dashuri tė posaēėm dhe ngrohtėsi. Thithja e gjirit tė nėnės nuk ėshtė vetėm ushqim i nevojshėm dhe i shėndoshė por ėshtė nevoja e zhvillimit psikik. Edhe atėherė kur nėna e ushqen fėmijėn me shishe duhet ta mbajė fėmijėn nė gryk, qė ta pėrkėdhelė dhe ta ledhatojė. Pėr zhvillimin psikik tė fėmijės ėshtė po ashtu e nevojshme, qė edhe baba ta marrin pėr ēdo ditė nė duar dhe t’i thonė diēka.

Ashtu foshnja shkallė-shkallė i zhvillon vetit nė kohėn e caktuar, ai do tė zgjohet nga gjumi dhe nė kohėn e caktuar edhe flenė ose ushqehet etj.
Kuptohet vetvetiu se fėmija, vitin e parė nuk mund ta kontrolloj derdhjen e ujit - urinėn dhe barkėqitjen. Por me pėrdorimin e enės sė ujit fillon ta ndjekin kėtė ritėm dhe nė fund nuk mungon suksesi.

Mėsimi i foshnjės zhvillohet nė raportet me tė rritura, kuptohet mė sė parit me prindėrit. Ashtu ai menjėherė do tė mėsohet, kur ėshtė nė duart e babės, sepse ai e pėrjeton ndryshe nga duart e nėnės. Pėrderisa ndaj nėnės do tė qajė duke lėvizur duart dhe kėmbėt, pėrderisa ndaj babės do tė qetėsohet dhe i habitur do ta shikoj me sy hapur. Deri nė njė sjellje tė tillė vinė prej reagimeve tė ndryshme tė babės dhe tė nėnės. Nėna mundohet t’ia realizoj tė gjitha nevojat fėmijės, posaēėrisht kur fėmija qanė, pėrderisa baba nuk reagon nė vajin e fėmijės por e merr dhe e vendos thjeshtė nė shtrat ose ia jep nėnės. Me tjera fjalė, aktiviteti i njėjtė i fėmijės - vaji, i ka pasojat e ndryshme, nėna reagon ndryshe dhe baba po ashtu ndryshe nga nėna. Me fjalorin e psikologjisė, njėri prind e pėrkrah vajin pėrderisa tjetri nė mėnyrė tjetėr sjellėt ndaj vajit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Adem Berisha
Moderator
Moderator


Gender:MaleTaurusRat
Age : 60
Anėtarėsuar : 30 May 2007
Mesazhe : 362
Lokacioni : Rahovec-Republika e Kosovės
Profesioni : punėtor administrate
Hobi : shkrimet

MesazhTitulli: Re: Rritja e Fėmijut   Thu 28 Aug 2008, 5:35 pm

Heeeee, tė gjithė ju sė bashku mė keni mahnitur me interesimin tuaj lidhur me foshnjet-fėmijėt dhe me njohuritė qė keni lidhur me kėtė.
Ėshtė njė gjė e mrekullueshme qe tė rinjt/rejat tė kenė sa mė shumė njohuri nga kjo lėmi pavarėsisht profesionit tė tyre sepse me tė bėrit prindėr, kanė njė pėrgjegjėsi jashtzakonisht tė madhe duke qenė se kanė tė bėjnė jo me ndertimin e dyerėve apo dritareve tė cilat edhe po i prishe, nuk bėhet nami, por kanė tė bėjnė me formimin e personaliteteve tė reja, edukimin e nė njė farė mase edhe me arsimimin e fėmijėve.
Unė nuk hyra nė gjėrat tė cilat ju i potencuat pasiqė ishit mjaft nė nivel, ndonse nuk jam edhe i profesionit por megjithate jam prind dhe gjysh pėr njė kohė relativisht tė gjatė ku veq njohurive nga pedagogjia, 4 psikologjitė, biologjia, metodika, filozofia, logjika, sociologjia etj qė kisha fituar nė rini, edhe pervoja prindore deri-diku ka bėrė tė veten.
Unė ju gėzohem pėr kėtė dhe uroj qe tė jeni sa mė tė gėzuar e tė knaqur me engjujt tuaj qė keni ose qė do tė keni ne tė ardhmen jo tė largėt.
Nėse dikush do tė ishte i shenjtė, atėherė padyshim se tė tillė janė fėmijėt.
_________________
Firmė autoriale:
“Jeta ėshtė njė dhe vetėm njė herė jetohet, e pa kuptimtė ėshtė jeta nėse nuk shfrytėzohet".
"Sa mė shumė qė njoh njerėzit, aq mė tepėr i dua kafshėt".

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
veronika
Anėtar
Anėtar


Gender:Female
Anėtarėsuar : 28 Aug 2008
Mesazhe : 27
Lokacioni : Ferizaj

MesazhTitulli: Re: Rritja e Fėmijut   Fri 29 Aug 2008, 8:49 pm

Pesha ne lindje
Njohja e peshen ne lindje ka rendesi te vecante. Eshte e nevojshme qe prinderit te dine peshen qe ka patur femija i tyre ne lindje dhe te jene ne gjendje t'ia tregojne mjekut. Pesha e femijeve ne lindje ne Shqiperi eshte ne pergjithesi normale. Ajo mesatarisht shkon ne 3400 gr. Meshkujt e kane peshen ne lindje pak me te larte se femrat. Nuk do te thote qe ata femije qe lindin nen 3400 gr nuk jane normale. Egziston nje kufi per peshen ne lindje dhe shkon ne 2500 gr. Per femijet qe lindin mbi kete peshe themi se kane peshe normale. Femijet qe lindin me peshe me te ulet se 2500 gr themi se jane te parakohshem ose premature. Pesha e femijes ne lindje eshte e lidhur me disa shkaqe te njohura si; zgjatja e shtatzanise, gjendja, ushqyerja, puna, mosha e nenes. Rendesi kane dhe semundjet qe nena mund te kete kaluar vecanerisht gjate shtatzanise. Pjeserisht, pesha ne lindje ka lidhje dhe me madhesine e trupit te prinderve. Pesha jo shume e madhe nuk do te thote gjithmone se eshte shenje dobesie. Ne rastet e prematures femija mbahet ne observacion te personelit shendetesor.

Shtesat ne peshe gjate vitit te pare te jetes.
Shtesat e rregullta ne peshe gjate vitit te pare te jetes jane shenja me e rendesishme qe flasin per nje shendet te mire te femijes, prandaj prindi duhet te jete i informuar mire ne kete drejtim. Cdo qendrim ne peshe ose humbje nuk eshte normale dhe duhet gjetur shkaku.

Renia e peshes pas lindjes
Pas lindjes foshnja ka nje renie te lehte ne peshe. Kjo renie zgjat per 3-5 dite. Nga dita e trete ose e peste foshnja fillon te fitoje ne peshe dhe arrin peshen e lindjes. Gjate diteve te para ai humbet 150 deri ne 300 gram. Humbja e peshes gjate diteve te para eshte normale. Ajo ndodh per disa arsye qe jane spjeguar me poshte. Ne rastet kur femija humbet me shume se 300 gr dhe kur pesha e lindjes nuk eshte rifituar deri ne diten e 10-te ose te 12-te, duhet pare shkaku. Humbjet e teperta te peshes mund te shkaktohen kur femija nuk pi dhe nuk ushqehet sa duhet ose kur vuan nga ndonje semundje. Ne keto raste foshnja duhet vizituar pa humbur kohe.

Shtesat e rregullta ne peshe
Duke marre parasysh humbjen gjate diteve te para te jetes, shtesa ne peshe gjate gjithe muajit te pare eshte prej rreth 600 gram. Nga muaji i pare deri ne te dytin foshnja shton 800-900 gram. Pas muajit te dyte shtesat mujore pakesohen lehtesisht. Keshtu nje femije normal nga muaji i 5-te dhe i 6-te shton rreth 500 gram ne muaj, kurse nga muaji i 10-te dhe i 12-te shton rreth 300 gram ne muaj. Ne pergjithesi pesha e lindjes dyfishohet rreth muajit te 5-te ose te 6-te dhe trefishohet ne fund te vitit te pare. Prinderit gjithashtu duhet te dine se nje femije qe lind nen peshen normale e shton me shpejt peshen, ndersa femija qe lind me peshe te madhe, zakonisht e shton me ngadale.

Tabele orientuese;
Muaji 1-re 600 gram
muaji 2-te 900 gram
muaji 3-te e 4-t 750 gram
muaji 5-te e 6-te 600 gram
muaji 7-te - 9-te 450 gram
muaji 10-te- 12-te 300 gram
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shota
VIP
VIP


Gender:Female
Anėtarėsuar : 21 Nov 2007
Mesazhe : 801
Lokacioni : Rreth e Rrotull

MesazhTitulli: Re: Rritja e Fėmijut   Sat 30 Aug 2008, 9:18 am

Veronika a ke ndonje femije ti motra ?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Rritja e Fėmijut

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Hapėsira e Qiejve Shqiptarė :: Forum i Pėrgjithshėm - Hapėsira e Qiejve Shqiptarė :: Familja-