
|
| | |
| Autori | Mesazh |
|---|
Naki WebMaster


 Anėtarėsuar : 29 May 2007 Mesazhe : 4126 Lokacioni : Republika e Kosovės Profesioni : Universal Hobi : Raza
 | Titulli: Dasma Shqiptare Mon 04 Aug 2008, 6:22 pm | |
| Dasma Tipike Tropojare Nder ceremonit me karakteristike te kesaj krahine pa dyshim eshte ajo e dsmes dhe si behet ajo. Dasma ne keto ane ka elemente dhe zakone . Karakteristike eshte se ne keto ane dsma behet me tupan e zurla. Si caktohet dasma ne keto ane? Zakonisht dasma caktohet disa muaj me pare qe ndryshe ne keto ane eshte e njohur si Keputja e Penit ose Daja e Vades. Caktimi i dasmes behet nga te dy palet. Pala e djalit shkon te ajo e nuses. Ne keto raste renkon. Shkon i zoti i shtepise i shoqeruar nga vellai, djali etj. Kur keta shkojne vajzat e Opojes zakonisht e kendojne kete keng apo ngjajshem keshtu: Oj Kumrije lidhe qenin se po vina me ta pre penin. Ore Hasan ore kopuk a po ja bojsh vajzes ni sofer buke, Menjeher pas keputjes se penit fillon pregaditja e dasmes e rendesi te posaqshme i kushtohet nga ana e djalit. Nusja ma nuk del mbyllet dhe pregadit qejzin. Kur nusja pregadit qejzin vajzat e kendojne keshtu: Fryni era madhe dhe na i shkuni theknat Ori Kumrije hanum po ti presin petkat. Fryni era madhe e na i shkuni grunet, Oj Kumrije hanum ki mi hanger krunet... Kur afrohet dasma atehere ngazhohet i tere farefisi i gjere i cili merr pjes ne pregaditjen e dasmes dhe gjerave ushqimore. Edhe keto gjera zakonisht behen duke bere shaka dhe duke kenduar. Vajzat ne kete rast japin lajmin e dasmes me keto kenge karakteristike: Qile Hasan aga deren e madhe, se po vine shoket me pi kafe, Zjarrmi kall e dera qel, Byjrum kafe me sheqer, Hajdni hajdni mire se vini, Te Hasan aga darsem kini, Krejt i kena thirr krejt i kena grysh, Kurkujna qefin sja kena prish, Krisi pushka ra te rrasa Hsan aga per hajr darsma. Zoti i dasmes e hap deren dy jave para marrjes se nuses. Farefisi dhe miqesia keto dite zakonisht i shfrytezojne per keshilla dhe duke luajtur filxhana ose fshehja e kapuqit. Pala fituese ne keto loje e kendon keshtu humbsin: Ky hasani eshte i jemi her e pordhi her e feni, Sili e Gege o ce prishi lojen keti Hasanit ja dhefsha gojen, Kater ose pese dite para dasmes caktohet udheheqesi i dasmes. Dasmat ne keto ane behen me shpenzime shume te medha. # dite para dasmes i zoti dasmes dergon GRISHTARET keshtu quhen djemt e ri qe i ftojne miqt ne dasem. Ata kur therrasin veprojne keshtu: Kini selom pi Hasanit te vini ne dasem diten e shtune Dy dite para dasmes thirren bijat te cilat sjellin peshqeshe dhe dhurata per darsem. Ato priten keshtu: Na ra dilli vija vija Per Hasanin po mledhen bijat, Na ra dilli te dollapi Ori halla e modhe a po bahesh gati, Nje dite para dergimit te rrobave te nuses vajzat zene kulaqin e nuses e dhendrrit e brenda ati kulaqi fusin shkopinj e para ne menyre qe pastaj te pjeket ne hi. Gjate kesaj ngjarje kendohen edhe kenget: Gu e gu po bon gugaqi Sonte Hasonit po ja zome kulaqin, Nje dite para fillimit te dasmes skatesisht diten e premte pala e dhendrrit ja dergon nuses rrobat me arka e valigje te ndryshme te shoqeruar nga disa burra ku patjeter ketu duhet te jete daja. Edhe nusja njesoj kthen keso peshqeshe per dhendrrin dhe familjen. Ne kete rast kur nisen pala e djalit vajzat kendojne: Na ka ra dilli i Shullanit Po ja qojna petkat Kumrije honmit, Oj kumrije fshihu pas dere Aga baba a mun erdhe, A mun erdhe a mun dole Dil e rrokja kalin per dore, Oj kumrije e holl si moni A te ra tamon mitoni, Oj Kumrije e holl si plepi A te ra taman jeleki, Vajza qe shkon nuse naten e fundit i mbledh shoqet e saj dhe ju shtron darke. Ketu ato ja vejne kanen prandaj kjo nate quhet si Kanagjegji. Vajzat shoqet ja kujtojne te kaluaren nuses sa e sa here qajne dhe mallkojne fatin e tyre dhe te saj. Kurse vajzat e pales se dhendrrit gjate kesaj nate zakonisht kendojne kenge te tilla: Oj Kumrije oj qekmexhe A i mblodhe shoqet per kanagjegje, Oj Kumrije kur e vune konen A e harrove baben e nonen, Oj kumrije shko kalle llomen Edhe sonte me nonen, Edhe sonte je te baba Neser prama je te Hasan aga... Dasma fillon ne mengjesin e dites se shtune. Kete dite eshte zakon dhe tradite sillet flamuri kombetar ne dasem qe zakonisht e bart nje nga kusherinjet e afert. Diten e dyte mirret nusja e Dielle pra. Krushqit nisen pasi te hane dreke. Radhitja e tyre behet nga udheheqesi i dasmes qe eshte caktuar me heret. Deri para vitit 1981 ne krye te kolones printe hoxha por tash prin bajraktari me flamur kombetar. Nusja merret me veture tani perpara eshte marre me qerre, kije ose kuaj. Ne veturen e nuses jane personat e caktuar 3 gra pra halla, kunata dhe motra e dhendrrit dhe nje djal i vogel djali i kerrit. Kur hyne keto gra ne veture vajzat i kendojne keshtu origjinal: Kush po hyn ne serrem mrena Halla Xhyle xhi e jemja, Kush po hin mrena kerrit Motra Fahri hanmi i shehrit, udha mare zonjat e Shkupit shkoni shihni shpin e kopukut...
PS/ do ta vazhdoje me vone kete teme se u lodha _________________ Dashuria sēenka asgjė tjetėr,pos mjeshtėri e rrenės nė ēastin e duhur... |
|  | | Rrezon@ VIP


   Age : 95 Anėtarėsuar : 27 May 2008 Mesazhe : 526 Lokacioni : mk
 | Titulli: Dasma dibrane: Njė kod i pėrpiktė, nga batutat e deri te gjo Tue 05 Aug 2008, 3:49 am | |
| Dasma dibrane: Njė kod i pėrpiktė, nga batutat e deri te gjobat dhe roli i dajov
Pas katėr orėsh udhėtimi pėrtej maleve, qė nga Kukėsi, mė nė fund mbėrritėm nė qytetin e Dibrės (Peshkopi), ku pa humbur kohė, duke pyetur e duke kėrkuar, takuam disa nga burrat e moshuar tė qytetit, tė cilėt pranuan tė na rrėfenin mbi ritualet e kėsaj treve. Dasma, lindja e vdekja edhe nė kėtė krahinė tė Shqipėrisė, patjetėr qė ka veēantitė e tyre, rritet dhe zakonet e shumta, qė sigurisht nuk pretendojmė t’i zbulojmė sot deri tek e fundit... Ashtu si nė ditėt e sotme, ku para kurorėzimit vajza dhe djali pyeten nėse do ta duan njėri-tjetrin “nė tė mirė e nė tė keqe”, “nė hidhėrim e gėzime”, pėr t’u betuar mė pas para Zotit, edhe nė atė kohė, nė Dibėr, para imamit apo shehut, ēiftit i bėhej e njėjta pyetje; 73-vjeēari dibran, Bajram Ēenga tregon pėr “Shekullin” se “atėherė firmosej edhe nė letėr, pra me ligj kjo gjė, ashtu siē unė e kam bėrė para 50-vjetėsh...”. Pėrsa i pėrket pajės sė nuses, pėr dibranėt ajo nuk ka qenė tepėr e rėndė; “Dy ose tri veshje komplet pėr nusen, ishin tė detyrueshme nė ēdo rast. Por, kėrkesat nga ana e shtėpisė sė dhėndrit mund tė shkonin deri nė 7 apo 8 palė veshje, gjė qė nė atė kohė e rėndonte tepėr familjen e nuses. Stolitė e nuses ishin napoleonat e varura nė qafė e nė veshje, si dhe monedhat e vjetra turke qė shpoheshin dhe pėrdoreshin nė vend tė vathėve”,- thotė xha Bajrami. Dhuratat e para, shenja tė fejesės, ishte shamia ose shalli pėr vajzėn dhe riza pėr djalin. Mė vonė piheshin kafet nė tė dyja shtėpitė dhe vendosej dita e martesės.
Krushqit marrin nusen Gjithmonė, pėr tė marrė nusen, krushqit e dhėndrit shkonin nė numėr tek. Do tė ishin 7, 9, 13 ose 15 vetė, jo mė tepėr. Nga krushqit, tre prej tyre duhet tė ishin shumė tė pėrgatitur ose siē thotė populli “tė rrahur me vaj e me uthull”. Njėri prej tyre nevojitej tė ishte shumė i menēur e me pėrvojė tė madhe, tjetri duhej tė ishte me xhepat plot me pare, pasi “mund tė gjobiteshin” nga krushqit e nuses. Ndėrsa i treti kryesor i krushqve tė dhėndrit, duhej tė zgjidhej “trim e sypatrembur” nė mėnyrė qė nėse teprohej me ngacmimet nga krushqit e nuses ose nga daja (qė mund tė kėrkonte para shumė) ai tė vepronte duke iu kėrcėnuar atyre. Tė gjithė kėta krushq qė shkonin pėr tė marrė nusen, ishin burra. Nusja mbulohej me duvak dhe me flamurin kombėtar. Atė e shoqėronin vllezėrit dhe nuni apo kumbari. As lodrat apo veglat e tjera muzikore qė kishin, nuk binin derisa nusja futej nė kufirin e fshatit tė dhėndrit. Atje i prisnin nė hyrje tė fshatit tė gjithė me gėzim, lodra e kėngė. Nė raste tė rralla, ndodhin edhe ngatėrresa, sidomos kur takoheshin dy palė krushq. Nė kėto raste, njėra palė duhej tė hapte rrugėn dhe tjetra tė kalonte, e duke mos lėshuar asnjėri fill, kanė ndodhur edhe vrasje. Madje, kėtu nė fshatin Shuman, gjendet njė episod i habitshėm natyror me 22 gurė pėrballė njėri-tjetrit (11 nė secilėn anė) dhe njė gur tė 23-tė tė veēuar. Pėr 11 gurėt e anės sė majtė, tė gdhendur nga natyra, njerėzit thonė se janė krushqit e gurėzuar, ndėrsa nė anėn matanė ndodhet njė gur i pėrkulur, pėr tė cilin thonė se ėshtė nusja. E ēuditshme ėshtė, se dhe nė krahun tjetėr janė 11 gurė. Tregojnė, se dikur ndodhi qė dy karvane me krushq, njė nė ardhje e njė nė kthim, u vunė pėrballė nė rrugėn e ngushtė. Asnjė nuk i hapi rrugė tjetėrit dhe u... vranė, e u gurosėn... por kėto lloj ngatėrresash kanė qenė tė rralla nė Dibėr dhe legjendat e moēme tregohen me tė qeshur...
Pazari i dajave pėr nusen Sigurisht, qė nuk mund tė harronim nė kėtė shkrim, episodin e pazarit tė dajos sė nuses me dajon e dhėndrit dhe krushqit e tjerė... Njė tjetėr dibran i hershėm, madje i njohur dhe respektuar nė gjithė zonėn, siē ishte Ahmet Eqeremi, zbulon pėr ne njė nga momentet mė interesante tė dasmės dibrane; Pėrballja mes dy dajave, loja e zgjuarsisė, kėmbimet e batutave dhe njė alegori e retorikė e mrekullueshme gjallonte nė tė tilla raste, e ndoshta dhe sot, por e reduktuar nė ndjeshėm, deri nė zhdukje tė kėtij zakoni. “Atje kishte njė ndeshje mendimesh, intelekti dhe shpeshherė shoqėrohej me njė garė pėr trimėri e pasuri...”,- thotė Eqeremi. “Nė muhabet e sipėr, fillonte daja i vajzės qė kishte tė drejtat e veta; Ai do tė pyetej pėr vajzėn, por edhe do tė kėrkonte. Daja i nuses e niste duke kėrkuar njė sasi tė madhe lekėsh. Pastaj fillonin shokėt e vet, “Jo, jo se i kemi miq! I kemi tė dashtun. Prandaj ule kėtė vlerė...”. Mė tej, dilte njė shok tjetėr i dajos sė nuses dhe thoshte: “Prapė shumė e ke, ne do ēojmė vajzėn nuse aty, ndaj ule edhe pak”. Mė nė fund, arrinte qė daja i dhėndrit jepte shumė pak, ndonjė peshqesh pėr atė qė bėnte kafen, ndonjė dhuratė tjetėr pėr nusen dhe njė bakshish tė vogėl pėr derėn. Shumė pak ishin ata qė nuk tė falnin. Nuk ishte dėshirė e dibranit pėr tė ngacmuar mikun. Shumė rrallė, miqtė dilnin tė pakėnaqur nga dhomat. Nė kėto momente shpalosej urtia e krushqve mes batutave dhe frazave shumė tė matura qė kėmbenin me njėri-tjetrin, duke dashur tė ulnin ēmimin qė daja i dhėndrit duhet t’i paguante dajos sė nuses. Shprehjet pėrdoreshin tepėr alegorike dhe nuk ishin asnjėherė direkte: “Shqiponja ishte njėherė lart, por tani o ul nė njė kep...”,- qė do tė thotė se kanė qenė kohėra mė tė mira, por tani daja i dhėndrit ėshtė keq ekonomikisht. Mė tej, oratoria vazhdonte me shprehje tė tjera: “Rrasa atje nė njė arė, por miqtė e mi nuk mė rregullojnė groshėt...”. Kur daja kėrkonte lekė mund t’ja niste “shtėpia ėshtė t’u mė ra...”. Ndėrkaq hidhej njė nga krushqit pėr ta zbutur dajėn: “Vėrtetė ėshtė shtėpia duke tė ra, por na ke ne, tė ndihmojm na!”. Pastaj daja e kthente: “Mė ndihmoni ju, por jeni larg”, ndėrkaq dikush tjetėr mund t’ja kthente dajės, “me burrat tanė bėhemi shumė, nja 1000 plita t’i pres unė...”. Por, ka pasur edhe raste kur krushqit nuk janė marrė vesh dhe daja i nuses ka kėrkuar shumė lekė, aq sa krushqit e dhėndrit kanė mbetur pa nuse dhe janė detyruar tė vijnė mė pas, e ta marrin me forcė vajzėn...
Nusja shikohej nga unaza Para se nusja tė hynte nė shtėpi, dhėndri zinte njė vend “strategjik” nga ku mund tė shikonte gruan e tij tė ardhshme. Ndėrkaq, dhėndri nxirrte unazėn dhe e vinte nė sy nė mėnyrė qė ta shikonte nusen pėr herė tė parė nėpėrmjet saj. “Unė vetė e kam parė nusen ditėn e dasmės qė brenda unazės”, tregon Mendu Lusha. “Mė parė ne nuk kishim bėrė takime dhe aty unė e pashė gruan me duvak, pėr herė tė parė, nėpėrmjet unazės sė florinit”. Pastaj, nusja ndalej te porta e shtėpisė dhe nė dy krahėt i futeshin bukėt, pastaj kungujt. Teksa hynte brenda nusja, i hidhnin edhe njė gjel mbi kokė. “Me njė hatllagi (shkopi qė hapen petėt e byrekut) hoxha i ngre pastaj duvakun nuses.
Rritet kur hyn nusja tek dhėndri Mė tej, nusja hynte nė shtėpinė e dhėndrit ku bėhej dasma me aheng tė madh. Tri ishin veglat kryesore tė muzikės; Ēiftelia, lodra dhe cula (vegėl e ngjashme me gėrnetėn), ndėrsa shumė mė vonė u fut edhe violina. Ndėrkaq, dilte dhėndri dhe qėllonte tri herė nė njė kodėr me pushkė. Kuptimi ishte i disafishtė; Dhėndri ėshtė gjallė, por edhe qė tani nusja dhe krushqit janė nė mbrojtjen e tij. Nusja atė ditė vetėm rrinte e heshtur. Hedhja e orizit, grurit dhe vėnia e bukėve nė duart e nuses, nuk ishin fenomene fort tė dukshme por megjithatė kryheshin. Nuses i vihet edhe raki qė ta derdhė me kėmbė, e cila ėshtė pėr tė hequr tė keqen bashkė me rakinė, e cila konsiderohet si njė e keqe mė vete. Bashkė me rakinė derdhet edhe njė gotė e ujė, pėr tė hequr syrin e keq dhe pėr t’i sjellė ēiftit fat tė mbarė. Por, derdhja e rakisė atje ku shkelte nusja, bėhej edhe pėr ta ruajtur nusen qė tė “mos ta zinte magjia”.
Nata e parė e dhėndrit me nusen Atė darkė, kur nusja pėr herė tė parė mbyllej pas darkės me dhėndrin brenda nė dhomė, shokėt e dhėndrit nga jashtė dhe nė oborr, kėndonin kėngė ngacmuese duke e vėnė nė lojė dhėndrin e ri. Ata qeshnin me dhėndrin e hidhnin valle. Dibrani Mendu Lusha, teksa bisedon me ne, kujton disa vargje qė ja kanė kėnduar atij vetė gjatė martesės: “Pjergull o, moj pjergull o, i lė vetė beqarėt nė livadh, duke kullotur gomarėt...”. Shokėt ngacmonin me lloj lloj batutash: “Dhėndėr, mos e fal nusen pėr sonte...”. Por duhet pasur parasysh se tė gjitha kėto batuta kėmbeheshin dhe thuheshin nga njerėzit e afėrt, pra brenda gjakut, pasi nė dasma nuk thėrriteshin shokėt e punės apo njerėzit qė nuk ishin nė fis. Teksa ėshtė ngjitur lart nėpėr shkallė, pėr tė shkuar i lumtur nė natėn e parė tė tij me nusen, ai tregon se tė gjithė tentonin ta gjuanin kush mė lehtė e kush mė fort. “Na kėndonin te dera dhe pas 20 minutash futeshin nuset e dajės, daja dhe tė afėrm tė tjerė dhe sė bashku hanim petullat”. Me ngrėnien e petullave, ia niste nusja e pastaj dhėndri e mė pas tė gjithė tė tjerėt qė i rrethonin. Pas kėsaj, tė afėrmit ngriheshin dhe i linin vetėm nusen me dhėndrin. Tė nesėrmen nė mėngjes, ajo qė duhej tė zgjohej e para e shtėpisė dhe tė dilje pėrjashta ishte nusja e re. Duke mbajtur pėrdore njė djalosh 5-6 vjeēar, nusja shkonte tek ēezma e fshatit apo qytetit dhe mbushte ujė. Tė paktėn kėshtu ka qenė kjo traditė, deri vonė nė Dibėr...
Mė tepėr se njė grua? Eqeremi, i njohur tepėr brenda dhe jashtė sektit mysliman tė zonės, tregon se “martesa me shumė gra nė fenė myslimane ėshtė e ndaluar kategorikisht. Por, ka njė pėrjashtim; Nė rast se gruaja e parė vdes, ke tė drejtė tė martohesh me tė dytėn, ose nėse gruaja e parė ka lindur 5 fėmijė dhe nuk ėshtė nė gjendje t’ju shėrbejė siē duhet, atėherė burrit i lind e drejta pėr tė marrė njė grua tė dytė. Gjithmonė, kur merret pėlqimi edhe nga gruaja e parė. Njė kusht i vendosur nga feja islame pėr burrin, ėshtė qė ai duhet tė kujdeset nė mėnyrė tė veēantė pėr tė dyja gratė. Nėse i ble njėrės njė rrobė, duhet tė bėjė tė njėjtėn gjė edhe me tjetrėn. Nėse i rregullon njėrės njė dhomė, duhet ta bėjė kėtė gjė edhe pėr nusen tjetėr. Pra, duhet t’i trajtojė gratė nė mėnyrė sa mė tė barabartė”. http://www.youtube.com/watch?v=iSXDbt261No |
|  | | prima_dona Anėtar


 Anėtarėsuar : 01 Aug 2008 Mesazhe : 56 Lokacioni : Prishtinė
 | Titulli: Re: Dasma Shqiptare Tue 05 Aug 2008, 10:35 am | |
| Naki veje dasmen e Shotes si eshte bere video dhe fotot i ke tek une edhe kjo do ishte shume e bukur  |
|  | | Shota VIP


 Anėtarėsuar : 21 Nov 2007 Mesazhe : 801 Lokacioni : Rreth e Rrotull
 | Titulli: Re: Dasma Shqiptare Tue 05 Aug 2008, 10:36 am | |
| Donaaaaaaaaaaaaa pasha koken e babit veq bene kete gje se ai eshte krejt ejvallah menihere e qet se edhe ti sje ma e mire. Ju vras besen jua jap  |
|  | | prima_dona Anėtar


 Anėtarėsuar : 01 Aug 2008 Mesazhe : 56 Lokacioni : Prishtinė
 | Titulli: Re: Dasma Shqiptare Fri 15 Aug 2008, 12:20 pm | |
| | Nuk mund te them se mbaj mend zakone te dasmave Shqiptare, por e di qe ato jane me te hijshmet dhe qe permbledhin me shume shpirtin e njeriut. Por vrejnturia e nuses me ka bere gjithmone pershtypje, ndonese e di arsyen. Te them te drejten, nuk mund te dihet perse nusja eshte e vrenjtur, e heshtur, sepse vetem ajo mund ta dije, por eshte e bukur kur ndegjon llafe te krushqijnte per nusen. Ajo eshte dicka tjeter e bukur - thashememja e pergjithshme. Te ben te mendohesh. |
|  | | |
| Faqja 1 e 1 |
| | Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
|
|
|