
|
| | |
| Autori | Mesazh |
|---|
Kotelja VIP


   Age : 22 Anėtarėsuar : 04 Jun 2007 Mesazhe : 1488 Lokacioni : Ne rrugen pa emer! Profesioni : Endacake Hobi : Thashethemet
 | Titulli: Ekonomi Sat 26 Jul 2008, 10:24 am | |
| Inflacioni
Inflacioni pėrben njė nga sėmundjet makroekonomike dhe konsiderohet si njė problem shqetėsues pėr ekonominė nė terėsi dhe pėr firmat dhe konsumatorėt nė vecanti. Pėr ketė arsye cdo qeveri problemin e inflacionit e konsideron si njė ndėr piketat kryesore stabilizuese makroekonomike. Inflacioni shkaktohet nga disniveli i krijuar nga njė sasi e vogėl e tė mirave materiale nė treg dhe e njė sasie tė madhe tė parasė nė qarkullim. Nė vijim do tė njihemi me situata tė ndryshme inflacioniste dhe llojet e inflacionit, duke paraqitur karakteristikat e tyre tė vecanta. Sė fundi, do tė bėjmė analizen e kostove tė inflacionit, duke kuptuar se kush janė tė fituarit dhe tė humburit ne njė situatė inflacioniste. _________________ Nese per boten je asgje, je e gjithe bota per dike! |
|  | | Kotelja VIP


   Age : 22 Anėtarėsuar : 04 Jun 2007 Mesazhe : 1488 Lokacioni : Ne rrugen pa emer! Profesioni : Endacake Hobi : Thashethemet
 | Titulli: Re: Ekonomi Sat 26 Jul 2008, 10:27 am | |
| Kuptimi i inflacionit
Cmimet e konsumatorit rriten ky ėshtė pėrcaktimi mė i thjeshtė i inflacionit. Po, nuk ėshtė e gabuar tė thuash keshtu megjithėse ekonomistet do ta pėrcaktonin edhe mė gjėrė. Ata duan ta dinė pse fryhen cmimet. Monetaristet dominantė tė ditėve tė sotme gjetėn njė pėrgjigje bindėse: Inflacioni ėshtė njė fenomen i kėrkesės pėr para. Ai zhvillohet akoma mė tepėr kur kėrkesa pėr para rritet mė shume se sa rritja e prodhimit te mallrave dhe shėrbimeve te nje vendi. Si rrjedhojė paraja humbet vlerėn, dhe pikėrisht ky ėshtė inflacioni, thotė teksti i mbajtėsit tė cmimit Nobel pėr ekonominė, Milton Friedman. Kjo punė ėshtė njėsoj si me domatet nė stinen e veres: kur tonelata tė tėra domatesh piqen nė tė njėjtėn kohė, do tė kushtojne mė lirė ne treg. Me paranė ndodh e njėjta gjė: sa mė shume tė ketė aq mė e lire do te jetė ajo, aq mė thelle do te zhytet fuqia e saj blerėse. Pra, me inflacion do tė kuptojmė ngritjen e vazhdueshme tė nivelit tė pėrgjithshėm tė cmimeve. Ndryshimi i niveleve tė cmimeve matet me normen e inflacionit e cila llogaritet si nė vijim: Niveli i cmimeve (t) Niveli i cmimeve (t-1) Norma e inflacionit = x 100 Niveli i cmimeve (t-1)
ku t ėshtė periudha korente dhe t-1 ėshtė periudha paraardhese. Sic del edhe nga pėrkufizimi i mėsiperm, ėshtė e domosdoshme tė theksojmė se inflacioni ėshtė njė dukuri ekonomike qe shpreh ngritjen e nivelit tė pėrgjithshėm tė cmimeve dhe jo tė cmimeve tė mallrave apo tė shėrbimeve tė vecanta. Me ngritjen e nivelit tė pėrgjithshėm tė cmimeve kemi parasysh ngritjen e nivelit mesatar tė tyre. Natyrisht, jo tė gjitha cmimet ngrihen nė tė njėjten masė gjatė periudhes sė inflacionit. Disa cmime ngrihen mė shumė, ndėrsa tė tjerė ngrihen mė pak, sidoqoftė nė njė situatė inflacioniste niveli mesatar i tyre ngrihet. Krahas inflacionit, me ndryshimin e nivelit tė cmimeve lidhen edhe konceptet e deflacionit dhe desinflacionit. Deflacioni pasqyron procesin e rėnies sė cmimeve mesatare nėn nivelin e periudhes paraprake. Ndryshe deflacioni mund tė pėrcaktohet si inflacion negativ. Desinflacioni pasqyron procesin e rėnies sė cmimeve mesatare, por duke mbetur mbi nivelin e periudhes paraprake. Pra, gjatė situatave desinflacioniste inflacini vazhdon tė ketė vlera pozitive. Perderisa inflacioni shpreh ndryshimin e nivelit tė cmimeve, si tregues tė drejtpėrdrejtė tė tij shėrbejnė indekset e cmimeve. Pėrllogariten tre indekse tė pėrgjithshme cmimesh: 1. Indeksi i cmimit tė konsumatorit (Consumer Price Index CPI) 2. Indeksi i cmimit tė prodhuesit ( Producer Price Index PPI) 3. Deflatori i GNP ( Gross National Product).
1. Indeksi i cmimit tė konsumatorit (CPI) ėshtė treguesi qė pėrdoret mė gjėrėsisht pėr matjen e inflacionit. CPI matė koston e njė shporte tregu mallrash dhe shėrbimesh qė konsumohen nga njė familje tipike qytetare gjatė njė periudhe tė caktuar kohe. Nė SHBA kjo shportė tregu pėrfshin rreth 365 lloje mallrash dhe shėrbimesh dhe pėr tė llogaritur CPI mblidhen tė dhėna pėr 21 000 familje qytetare nė 91 zona tė vendit. Kjo shportė matet me cmimet e mallrave dhe shėrbimeve nė periudha tė ndryshme kohe.
Formula pėr matjen e CPI ėshtė kjo:
CPI (t) CPI (t-1) Norma e inflacionit = x 100 CPI (t-1)
2. Indeksi i cmimit tė prodhuesit (PPI) ky indeks matė nivelin e cmimeve tė shitjes me shumicė, pra nivelin e cmimeve nė stadin e prodhimit. Nė rastin e SHBA ky indeks llogaritet duke u bazuar nė cmimet e rreth 3400 mallrave tė ndryshme. Llogaritja e kėtij indeksi ėshtė e rėndesishme pėr shkak tė gjėrėsisė sė mallrave dhe shėrbimeve qė pėrfshin. 3. Deflatori i GDP llogaritet si raport nė mes tė GDP real dhe GDP nominal. GDP e llogaritur me cmime korente quhet GDP nominal. Ndėrsa GDP e llogaritur me cmimet e periudhes bazė quhet GDP real. Deflatori i GDP ėshtė treguesi mė i plotė i ndryshimit tė nivelit tė cmimeve, pėrderisa pėrfshin cmimet e tė gjitha mallrave dhe shėrbimeve. Forumla ėshtė kjo: GNP nominal Deflatori i GNP = x 100 GNP real
Llojet e inflacionit
Nė pėrgjithėsi nė teorinė ekonomike inflacioni klasifikohet nė tre kategori: Inflacioni i moderuar Inflacioni galopant Hiperinflacioni
Karakteristikat kryesore tė kategorive tė inflacionit po i paraqesim mė poshtė: Inflacioni i moderuar. Ky lloj inflacioni ndodh kur niveli i pėrgjithshėm i cmimeve ngrihet ngadalė. Kemi tė bejmė me inflacion tė moderuar kur norma e tij shprehet me anėn e njė numri njėshifror. Nė kėto kushte cmimet janė relativisht tė qėndrueshme dhe njerėzit kanė shumė besim tek paraja, janė tė gatshėm ti mbajnė ato nė duart e tyre ose ti depozitojnė nė banka, duke pranuar edhe norma interesi shumė tė ulta. Gjithashtu, individėt janė tė gatshėm tė nėnshkruajnė kontrata me vlera monetare, nisur nga qėndrueshmeria e cmimeve. Ata nuk humbin kohėn kot duke u pėrpjekur qė pasurinė e tyre ta vendosin nė pasuri reale nė vend tė asaj monetare ose nė formėn e letrave me vlerė, sepse kanė besim se pasuria e tyre nė formen monetare do ta ruaj vlerėn e saj reale. Thėnė shkurt, nė njė situate me inflacion tė moderuar sistemi monetar funksionon mirė. Poashtu kemi raste kur vetė shteti e stimulon inflacionin e moderuar. Kur cmimet e mallrave dhe shėrbimeve ngrihen lehtė nė vend qė tė bien, atėherė inflacioni pėrmbush njė detyrė tė rėndėsishme: Ai lejon qė p.sh. bileta e teatrit tė jetė mė e lirė sesa bileta e kinemasė pa nevojėn e uljes sė cmimit tė tyre. Ato ngrihen fort vetem nė mėnyrė tė krahasueshme dhe me kėtė tregojnė se cili mall apo shėrbim ėshtė mė i deshirueshem. Inflacioni i zbutur pra mban ekonominė nė lėvizje. Sipėrmarrėsit e dinė cilat produkte kėrkohen, nga cilėt duhet tė prodhojne mė shume dhe se cfarė nuk shitet nė dyqan. Cmimet sinjalizojnė mangėsi dhe skarcitete tė ndryshme. Kėtė funksion nuk e permbushin mė cmimet nėse inflacioni bėhet galopant.
Inflacioni galopant. Kemi tė bėjmė me kėtė lloj inflacioni atėherė kur niveli mesatar i cmimeve fillon tė rritet me njė norme dy ose tre shifrore, pėr shembull 20%, 100% ose 200% nė vit. Kur ekonomia ėshtė nė njė situatė tė tillė ndodhin shtrembėrime serioze nė treguesit ekonomikė dhe financiarė. Besimi tek paraja lėkundet dhe bie. Pėrgjithėsisht shumė kontrata indeksohen me indeksin e cmimeve ose nė valuta tė huaja, pėr shembull nė dollarė. Mėqėnėse paratė e humbin vleren e tyre shumė shpejt dhe meqėnese norma reale e interesit merr vlera shumė tė ulėta ose negative, njerėzit i shmangen mbajtjes sė parave nė duart e tyre mbi njė minimum tė domosdoshem. Tregu financiar venitet dhe roli i normės sė interesit si rregullator i kėtij tregu dobėsohet shumė. Njerėzit priren tė grumbullojnė apo tė depozitojnė mallra, tė blejnė shtėpi ose forma tė tjera tė pasurisė sė patundshme dhe nuk japin kurrė hua me njė normė interesi tė ulet.
Hiperinflacioni. Ky lloj i tretė i inflacionit, qė ėshtė njė virus vdekjeprurės pėr ekonominė, ndodh kur niveli i pėrgjithshėm i cmimeve fillon tė rritet shumė herv cdo muaj. Situatat me hiperinflacion zakonisht janė tė rralla. Ato janė tė pranishme sidomos nė kushte tė luftės. Studimi i kėtij lloji tė inflacionit ėshtė i rėndėsishėm sepse hedh dritė mbi llojet e tjera tė inflacionit. Si shembull tė periudhave me hiperinflacion mund tė pėrmendim Gjermaninė e viteve 1922-1923, ku nė ketė periudhė indeksi i cmimeve u rrit nga 1 nė 10.000.000.000%. Banka Qėndrore nxirrte nė qarkullim gjithmonė e mė shumė kartėmonedha dhe jo vetem ajo. Nė tė vertete shtypte para gjithkush donte. Korporata te mėdha si Hoechst apo Thyssen prodhuan kartėmonedha tė reja pėr tė bėrė tė mundur pagesėn e rrogave tė punėtorėve. Nė fillim ato i paguanin rrogat cdo javė e mė vone cdo ditė. Dhe ato paguanin gjithmonė e mė shumė sepse vlera e parasė binte aq shpejt sa edhe nxirreshin nė qarkullim para tė reja. Sė fundi askush nuk donte mė tė mbante para nė dore sepse fill mbas njė ore vlera e tyre do tė kishte humbur. Zhvleresimi i parasė nuk ėshtė njė fenomen i kohėrave moderne, kjo ėshtė venė re edhe para zbulimit tė monedhės prej letre. Tė gjithė tipet e sunduesve i janė nėnshtruar tundimit gjithmonė e mė teper pėr tė mashtruar nė peshen e monedhes flori apo argjend. Edhe mėsymjet koloniale cuan vlerėn e metaleve tė cmuara nėn presion kur anijet nga vendet e largėta ktheheshin me sasi tė mėdha floriri dhe argjendi nė bord.
Por pse duhet qė paraja me tepricė tė jetė me sherr pėr vendin ?!
Sipėrmarrėsit dhe konsumatorėt nuk e dinė mė tamam se cfarė duan tė thonė cmimet sepse atėhere njė shtrese inflacioni ka rėnė mbi ta. Kur cmimet ndryshojnė aq shpejt dhe me hapa te mėdhaja si nė Gjermani nė 1923 prodhuesit bėhen konfuzė. Fermeri nuk mund tė thotė nėse klientet e tij paguajne mijera pėr njė kilogram patate, se frutat janė kaq tė dėshiruara apo se konsumatorėt kanė humbur logjiken e tyre pėr pakot me lekė qė disponojnė. Nėse cmimet dalin jashtė kontrollit, ekonomia e parasė nuk funksionon mė. Pamja mbi tabelen e cmimeve ėshtė kaq pak ndihmese sa edhe njė hartė me rrugė tė skicuara gabim. Nėse zhvlerėsimi i parasė del jashtė kontrollit, kartmonedhat e humbin karakteristiken e tyre mė tė rendesishme: Ato nuk janė mė mjete pagese tė njohura pėrgjithėsisht. Ne vendet si Argjentina apo Brazili qe u udhėhoqen nga norma inflacioni me dy shifra pėr dhjetėra vite me rradhė, dollari amerikan u vendos si monedha e dytė nė vend. Nė Gjermaninė e mbas luftės paguhej me sheqer ose cigare. Njė ekonomi qė lė nė levizje te lirė inflacionin, katandiset ne nje vend shkėmbimi-mallrash. Gjithmonė do tė prodhohet dhe investohet mė pak. Bėrthama e problemit: Nėse unė nuk e di vlerėn e nesėrme tė parave tė mia, tė kredisė sime dhe mallrave dhe shėrbimeve tė mia, shkurtohet perspektiva e investitorėve, bankave dhe konsumatorėve. Kur nuk ke se cfarė ti braktisėsh mė parasė, pėrqėndrohet e gjithe veprimtaria ekonomike nė tė sotmen. Investimet, tė ardhurat e tė cilave tregohen nė fund tė njė zinxhiri tė gjatė gjetja e ideve, vendosja e kapitalit, prodhimi, marketimi, shitja, do tė zvarriten dhe shtyhen pėr mė vonė. Dhe ėshtė e pasigurtė nėse nė fund do tė fitohen para mjaftueshėm. Investitori shqetėsohet pėr tregtarin dhe shoqėria humbet prodhimtarinė, forcėn ekonomike dhe mirėqenien. Edhe bankat veprojnė nė menyrė tė pafuqishme. Ato do ti tremben sfidės sė rrezikut tė lartė dhe afateve tė gjata tė kredive. Kush e di qė paraja e kthyer nga pagesa e kredive do tė ketė vlerė ende? Kreditė do tė behen mė tė shtrenjta, interesat ngrihen dhe rritja e ekonomisė frenohet. Vetem shteti ėshtė fitues nga inflacioni. Ministri i Financave e di qė: Paraja tė cilėn ai merr borxh nga Banka Qendrore apo institucione tė tjera, nuk ėshtė si njė premtim pagese dhe me rritjen e inflacionit vlera e borxhit bie. Kur nuk mund tė paguajė borxhin nė kohė ai gėzohet qe ka njė zhvlerėsim tė pėrshpejtuar tė parasė, sepse borxhin qė do tė shlyejė nė tė ardhmen e ka mė tė lehtė. Kjo sqaron gjithashtu pse qeveria nuk ėshtė gjithmonė e predispozuar pėr tė kėrkuar monitorimin e rritjes sė inflacionit. E parė nga ana morale, para sė gjithash inflacioni dėmton tė dobėtit, ata tė cilėt nuk zotėrojnė gjė tjetėr pėrvec se disa bonave shtetėrorė, ata tė cilėt nuk kane marrė ende njė kredi. Kush jeton thjeshtė me pagėn e punes sė vet, do tė varfėrohet mė tej me inflacionin. Vlera e librezės se kursimeve, siguracioneve te jetes dhe e qirave bie shumė. Mė mire bėhet pėr tė gjithė ata tė cilėt zotėrojnė vlera reale: pasuri tė patundshme, flori, tokė dhe kėta nuk janė tė varfėrit e njė shoqėrie. Pra ėshtė e drejtė tė thuhet se: Inflacioni i lartė ėshtė josocial. Nepėr njė situatė hiperinflacioniste kaloi edhe Bolivia gjatė vitit 1985 me 12.000% inflacion nė vit. Jugosllavia ishte poashtu ajo qė pėrjetoj hiperinflacionin nė vitet 1992-1993 e cila u karakterizua nga nje hiperinflacion shumė i lartė dhe nga njė zhvlerėsim i jashtėzakonshem i dinarit, pėr shkak tė luftės Bosnje-Hercegovinė. Nėse njerėzit gjithmonė endėrronin tė kishin njė shportė me para, gjatė kėsaj periudhe hiperinflacioniste ndodhi e kunderta: ata mė shumė preferonin shportėn sesa paratė e pavlera qė e mbushnin ate! Disa nga karakteristikat kryesore tė hiperinflacionit janė: Sė pari, shpejtėsia e qarkullimit tė parasė rritet shumė shpejt. Nė fund tė periudhės sė hiperinflacionit gjerman paratė qarkulluan 30 herė mė shumė se nė fillim tė saj. Se dyti, cmimet relative, perfshirė edhe cmimin e punes (pagėn) bėhen jashtėzakonisht tė paqėndrueshėm. Pikėrisht ky ndryshim shumė i madh nė cmimet relative dhe nė pagen reale me efektet pėrkatese nė alokimin e burimeve dhe nė shpėrndarjen e tė ardhurave, ilustron fare mirė kostot e mėdha qė shkaktohen nga inflacioni. Shpesh njerėzit i tremben jo aq inflacionit prezent, kur ndodhen nė njė situatė me inflacion te moderuar, se sa frikės sė rritjes sė mėtejshme tė inflacionit dhe tė shėndrrimit tė tij nė njė inflacion galopant apo hiperinflacion. Cilat janė mundėsitė e njė shėndrrimi tė tillė? Njė vėshtrim sado i pėrciptė mbi historinė e inflacionit na bind se njė shėndrrim i tillė ėshtė i mundshėm por jo i domosdoshėm. Thesksuam se situatat hiperinflacioniste janė tė rralla, kurse inflacioni galopant nuk ėshtė dhe aq i rrallė. Ashtu si edhe nė periudhat me norma papunėsie tė lartė, inflacioni galopant shperthen ndonjehere edhe ne vendet e zhvilluara ekonomikisht. Qe nga kriza e naftės e vitit 1973, vendet e zhvilluara kapitaliste si Anglia, Franca, Italia kanė njė eksperiencė pėrleshjeje me situata tė inflacionit galopant. Por nė njė vend me ekonomi tregu tė zhvilluar tendencat e pėrgjithshme janė tė tilla qė synojnė ta mbajnė inflacionin nė kufijtė e moderuar tė tij. Duke pėrdorur instrumentat e makroekonomisė moderne, politikat moentare dhe fiskale, kėto vende janė treguar tė afta pėr ta mbajtur inflacionin tė moderuar dhe ti mbajnė kostot e tij nė nivele tė tolerueshme. _________________ Nese per boten je asgje, je e gjithe bota per dike! |
|  | | Kotelja VIP


   Age : 22 Anėtarėsuar : 04 Jun 2007 Mesazhe : 1488 Lokacioni : Ne rrugen pa emer! Profesioni : Endacake Hobi : Thashethemet
 | Titulli: Re: Ekonomi Sat 26 Jul 2008, 10:29 am | |
| Kostot e inflacionit Kostot e inflacionit janė mė pak tė dukshme se sa kostot e papunėsisė. Dihet se nje transaksion ka dy anė, shitėsin dhe blerėsin. Kur cmimet rritėn ėshtė shiteėi qė fiton kurse blerėsi humbet. Prandaj analiza e kostove tė inflacionit ėshtė krejt e ndryshme nga ato tė papunėsisė. Papunėsia, sic e dimė paraqet nje humbje tė pastėr. Kurse, kur analizojmė inflacionin do tė shohim se nė njė situatė inflacioniste mund tė kemi njėkohėsisht si tė humbur ashtu edhe tė fituar. Theksuam se nė njė periudhė inflacionste jo tė gjitha cmimet, pėrfshirė kėtu edhe pagat, ndryshojnė me tė njejėn mase ose ritėm. Rrjedhimisht, do tė kemi patjeter ndryshime nė nivelin e cmimeve relative tė mallrave dhe shėrbimeve. Pikėrisht kėto ndryshime nė cmimet relative tė mallrave dhe shėrbimeve, krijojnė dy efekte nga inflacioni : 1) Inflacioni qon nė rishpėrndarjen e pasurisė midis klasave ose shtresave tė ndryshme tė popullsisė. 2) Inflacioni qon nė njė alokim joeficent tė burimeve tė prodhimit. Kur kemi inflacion, paratė e humbasin vlerėn e tyre. Vlera e parasv shprehet nė sasinė e mallrave dhe tė shėrbimeve qė mund tė blihen me to. Me fjalė tė tjera, nė kushtet e inflacionit me njė sasi parash, pėr shembull, prej 500 lekėsh, nuk mund tė blihet e njėjta sasi mallrash apo shvrbimesh qv bliheshin njė vit me parv. Norma nė tė cilėn bie vlera e parasė varet nga norma e inflacionit. Nė qoftė se kjo e fundit ėshtė e lartė, paratė e humbasin vlerėn e tyre shumė shpejt, dhe kur ėshtė e ulėt, vlera e parasė bie mė ngadalė. Inflacioni ėshtė njė dukuri ekonomike qė ndodh nė tė gjitha vendet. Por norma e inflacionit varion nga njė vėnd nė njė tjeter. Kur norma e inflacionit ndryshon shumė dhe pėr njė periudhė afatgjatė atėherv do tė kemi si rezultat njė ndryshim nė vlerėn e kėmbimit tė parasė vendase me paratė e vendėve tė tjera. Megjithatė, efektet konkrete tė zhvlerėsimit tė parasė, pra kostot e inflacionit, varen nga karakteri i inflacionit, nėse ai ėshtė i parashikuar apo i paparashikuar. 1. Inflacioni i parashikuar quhet ajo norme e inflacionit e cila mund tė parashikohet nga agjentėt ekonomikė. 2. Inflacion i paparashikuar ėshtė ajo normė e inflacionit e cila i kap agjentet ekonomikė nė befasi. E bejmė dallimin midis inflacionit tė parashikuar dhe tė paparashikuar, sepse efektet qė ato shkaktojnė ndryshojnė nga njėri tjetri. Le tė ndalemi nė shpjegimin e rastit kur kemi tė bejmė me njė normė inflacioni tė parashikuar. Dimė se parate pėrdorėn si masė e vlerės nė transaksione tė ndryshme. Huamarrėsit dhe huadhėnėsit, punėtoret dhe punedhėnėsit hartojnė kontrata nė tregues vlerorė, monetarė. Nė kėto kushte nė qoftė se vlera e parsė ndryshon nė mėnyre tė paparashikuar, gjatė kohės sė zbatimit tė kontratės, pėr shkak tv inflacionit, atėherė madhėsia reale e parasė sė paguar ose tė marre, tė fituar ndryshon nga ajo e kontraktuara. Interesi (kursi i interesit/kamata) ėshtė kostoja qė huamarrvsi i paguan huadhėnėsit gjatė njė periudhe tė caktuar kohore, zakonisht e llogaritur nė bazė vjetore. Kjo shumė e paguar ka si qellim tė kompenzojė huadhėnėsin pėr sakrificėn qe po ndėrmerr nė humbjen e pėrdorimit tė mėnjėhershėm tė parasė sė tij, pėr uljen e vlerės sė parasė si pasojė e inflacionit gjatė kohėzgjatjes sė huadhėniės, dhe e fundit, per rrezikun qė paraqet procesi i huadhėniės (psh, mospagimi nga huamarrėsi i shumės sė dhėnė hua). Ekzistojnė kurse tė ndryshme interesi qė varen nga faktorė si kush ėshtė huadhėnėsi (kreditori) e kush huamarrėsi (kredimarrėsi). Mėnyra e harxhimit tė kredisė luan po ashtu rol nė cmimin e kredisė. Dy kurset mė tė njohura janė ato tė Bankes Qėndore Evropiane dhe ajo e Bankes Amerikane (origj. Federal Reserve Bank). Ketė lloj interesi e paguajnė bankat komerciale kur marrin hua nga banka qėndrore.
Le tė marrim njė shėmbull qė ilustron kthimin e kredisė : Njė konsumator merr hua nė bankė 5000 $ pėr tė blerė njė veturė dhe bie dakort qė ta kthejė huanė e marrė pas njė viti me njė normė interesi 10% nė vit. Pas njė viti ky pėrson do ta kthejė huanė e marrė prej 5000$ dhe do tė paguajė 500$ interes (5000*10%=500$). Supozojmė fillimisht se nuk kemi inflacion. Rrjedhimisht sasia e mallrave dhe shėrbimeve qė mund tė blihen me 5000$ mbetėt e njėjtė. Nė kėtė situatė, duke i paguar bankės 500$ si interes, konsuamtori heq dorė nga konsumi i masės pėrkatėse nė mallra dhe shėrbime. Ndėrsa banka merr 500$ me shumė nga sa kishte nė fillim dhe mund tė blejė me to mė shumė mallra dhe shėrbime se sa nė fillim. Tani le ta studiojmė kėtė marrėveshje, por nė kushtet kur ekonomia vuan nga njė inflacion prej 10% nė vit. Eshtė e qartė se nė fund tė vitit konsuamtori do ti kthejė bankės 5500$, ku 5000$ pėrbejnė kthimin e huasė sė marrė dhe 500$ janė pagesa e interesit pėr huanė e marrė. Nė kėtė rast, kur banka merr 5500$, sasia e mallrave dhe shėrbimeve qė ajo mund tė blejė mė kėto para ėshtė saktėsisht e barabartė me ato qė mund tė kishte blerė me 5000$ njė vit mė parė. Pėrsa i pėrket konsumatorit, mėgjithėse ai i paguan Bankės 500$ interes, kjo pagesė nuk imponon ndonjė kosto oportune pėr tė, sepse pas njė viti vlera e parasė ka rėnė (pėr shkak tė inflacionit 10%). Shuma prej 5000$ qė ai mori hua, ėshtė e qartė se pas njė viti vlerėsohet mė pak nė sasi mallrash dhe shėrbimesh. Tani pas njė viti duhen 5500$ pėr tė blerė ato mallra dhe shėrbime qė bleheshin me 5000$ njė vit mė parė. Pra, rezulton se realisht konsumatori ka kthyer 5000 $. Kjo rėnie nė vleren e huasė e fshin pse e asgjėson pagesen prej 500$ si interes. Themi se nė ketė rast konsumatori (huamarrėsi) ėshtė i fituar, kurse banka (huadhėnėsi) ėshtė i humbur. Krejt ndryshe ndodh kur inflacioni ėshtė i parashikuar. _________________ Nese per boten je asgje, je e gjithe bota per dike! |
|  | | Kotelja VIP


   Age : 22 Anėtarėsuar : 04 Jun 2007 Mesazhe : 1488 Lokacioni : Ne rrugen pa emer! Profesioni : Endacake Hobi : Thashethemet
 | Titulli: Re: Ekonomi Sat 26 Jul 2008, 10:30 am | |
| Ndikimi i inflacionit nė vende tė ndryshme tė botės
Tashmė zhvlerėsimi i egėr i parasė si nė vitet njėzet nė Gjermani ėshtė fenomen pėrjashtues ekstrem. Nė shumicėn e vendeve tė industrializuara inflacioni nė vitet 90-tė u kthye nė normat dy ose tre pėrqind. Kishin kaluar kohėrat kur shoqėritė tregtare mund tė ngrinin cmimet cdo vit. Tashmė ata duhet tė pėrfshihen nė betejat e cmimeve ashtu sic bėjnė prodhuesit e kompjuterave dhe shoqėritė ajrore. Dhe shkon deri aty, sa ekonomisti Roger Bootle nė fund tė viteve 90 shpalli fundin e inflacionit. Si mund tė vije puna deri aty? Ky do tė ishte triumfi i bankave qėndrore tė cilat ndoqėn njė politikė stabiliteti tė besueshme. Por atributin kryesor do ta merrte konkurrenca e ashpėr. Kufizimet e tregtisė kishin rėnė, dhe nga vende ambicioze zbarkonin gjithmonė e mė shumė mallra tė lira pėr tu tregtuar. Konkurrenca e cmimit ishte pėrshpejtuar dhe fuqia e prodhuesve ishte kthyer. Prandaj Bootle besonte qė zhvlerėsimi i fshehtė i parasė kishte mbaruar, ai mė te cilin vendeve industriale iu desh tė mundoheshin qė prej Luftės sė Dytė Botėrore. Dhe kėshtu ėshtė padyshim mirė. Por cpo ndodh nė ditet e sotme? Kemi hyrė pėrseri nė njė epokė tjetėr inflacioni ndoshta. Po pėrballemi kryesisht me rritje cmimesh nė disa produkte ushqimore ku vendin kryesor po e zė gruri dhe orizi dhe me rritje cmimesh tė naftės dhe produkteve tė saj. Nga njė anė pėr rritjen e cmimeve tė grurit ka ndikuar pėrdorimi i tyre pėr prodhim energjie dhe nga ana tjetėr rritja e cmimit tė naftes ka ndikuar nė rritjen e cmimit tė mallrave dhe shėrbimeve tė tjera nėn efektin e pasojės. Rritja e mirėqenies sė dy vendeve me popullsinė me tė madhe nė botė, Kina dhe India, kanė rritur kėrkesen e mallrave tė ndryshme pėr konsum. Gjithashtu edhe efekti i globalizimit ka ndryshur rrjedhat dhe shpejtėsitė e lėvizjeve tė mallrave dhe shėrbimeve me rritje cmimesh. Efekti i luftės nė Irak, qė spo mbaron ka ndikuar nė rėnien e dollarit amerikan, dhe ekonomia amerikane ėshtė ende nėn efektin e krizės sė pasurive tė patundshme e kredive hipotekare. Ndryshimi i klimės, ngrohja globale dhe fatkeqėsi tė ndryshme natyrore kanė ndikuar nė prodhimin e produkteve ushqimore. Pra janė shtuar rrugėt nga tė cilat shkaktohet inflacioni por jo natyra dhe pasojat e tij. Sėrish kemi rritje cmimesh dhe ata qė vazhdojnė ta vuajnė mė shumė janė mė tė varferit. www.gazetastart.com Inflacioni ėshtė i vėshtirė pėr tu pėrballuar nga njerėz me tė ardhura fikse. Nėse ēmimet rriten dhe tė ardhurat mbeten tė pandryshuara, njerėzit blejnė gjithmonė e mė pak. Kjo do tė thotė qė fuqia blerėse e konsumatorėve ulet. Por, inflacioni i lartė ndikon edhe nė kursimet e mbledhura. Kėshtu nėse njerėzit vendosin paratė nė njė llogari kursimi, pėrfitimi i tyre ėshtė interesi mbi kursimet e depozituara. Nė mėnyrė qė tė ruhet fuqia blerėse e parasė, norma e interesit duhet qė tė jetė tė paktėn po aq e lartė sa ēėshtė inflacioni, pėrndryshe me paratė kursimtarėt nuk do tė mund tė blejnė tė njėjtėn sasi mallrash apo shėrbimesh si mė parė. Kėshtu, nėse normat e interesit lėvizin paralelisht me inflacionin, njerėzit pėrfitojnė pak ose aspak nga kursimet e tyre. Sipas specialistėve tė Bankės Botėrore meqėnėse kursimet e pakta, nuk janė tė dobishme pėr njė ekonomi, mund tė arrijmė nė pėrfundimin qė inflacioni, duke pakėsuar tė ardhurat nga kursimet dhe rrjedhimisht shtytjen pėr tė kursyer, ėshtė i dėmshėm pėr ekonominė dhe konsumatorin. _________________ Nese per boten je asgje, je e gjithe bota per dike! |
|  | | Kotelja VIP


   Age : 22 Anėtarėsuar : 04 Jun 2007 Mesazhe : 1488 Lokacioni : Ne rrugen pa emer! Profesioni : Endacake Hobi : Thashethemet
 | Titulli: Re: Ekonomi Sat 26 Jul 2008, 10:30 am | |
| Rritet inflacioni nė zonėn e euros
Inflacioni vjetor ka kapur shifrėn 4 % nė tė15 vendet evropiane qė pėrdorin euron. Ky ėshtė niveli mė i lartė qė prej hedhjes nė qarkullim tė monedhės sė njehsuar evropiane nentė vjet mė parė. Ai pėrkon me pasojat qe ka shkaktuar nė bote rritja e cmimit tė energjisė dhe e produkteve ushqimorė. Nė njė situatė tė tillė, padyshim qė Banka Qėndrore Evropiane do ti ngrejė pėrqindjet e interesit. _________________ Nese per boten je asgje, je e gjithe bota per dike! |
|  | | Kotelja VIP


   Age : 22 Anėtarėsuar : 04 Jun 2007 Mesazhe : 1488 Lokacioni : Ne rrugen pa emer! Profesioni : Endacake Hobi : Thashethemet
 | Titulli: Re: Ekonomi Sat 26 Jul 2008, 10:32 am | |
| Shqipėria dhe i fundit shqetėsim i FMN Banka Qėndrore duke u kujdesur pėr politikėn monetare tė Shqipėrisė, kėshilloi vendin pėr njė rritje tė normes sė interesit. Kėshilla vjen nė momentin kur mes Bankės Qėndrore dhe Ministrisė sė Financave ka shpėrthyer njė debat nėse vendi kėrcenohet apo jo nga rreziku i inflacionit pasi kohėt e fundit kriza energjetike ka dhėnė pasoja negative nė kostot e biznesit dhe ka rritur cmimet nė treg. Pėr pjesėn tjetėr tė vitit, ne kemi besim se Banka Shqiptare, si njė institucion i pavarur qė ėshtė pėrgjegjėsi i vetėm pėr politikėn monetare, do tė jetė ne gjendje tė mbajė inflacionin brenda objektivit tė deklaruar, ishte shprehur Westin shefe e Fondit Monetar Ndėrkombetar. Pėr subvencionin prej 5 miliardė lekėsh qė i dha qeveria Korporatės Energjetike tė Shqiperisė, FMN-ja ėshtė shprehur me rezerva dhe sipas tyre KESH u fut nė programin e FMN-sė pėr shkak tė ndikimeve tė saj nė treguesit e buxhetit dhe rrezikimin e treguesve makroekonomikė. FMN nuk ka tė dhėna tė mjaftueshme pėr tė llogaritur efektin e krizės energjetike nė ekonomi, por sigurisht qė nuk mendon njėlloj si ministri i Financave qė thotė se kriza energjetike nuk ka patur efekte dhe se ēmimet nė treg nuk janė rritur por ėshtė njė o lele inflacioni e zakonshme e Bankės sė Shqipėrisė. Nga ana tjetėr pėrfaqėsuesja e Fondit Monetar Ndėrkombėtar nė Tiranė vazhdon tė mbikėqyrė nga afėr kreditimin dhe duket se ka detyruar Bankėn Qendrore tė rrisė kapitalin pėr bankat qė kanė dhėnė shumė kredi pėr tė reduktuar riskun e moskthimit tė tyre. Westin i pėrgjigjet edhe analizave tė fundit nė media se FMN ka humbur mekanizmin e presionit ndaj qeverisė duke thėnė se kjo nuk ėshtė njė shenjė humbjeje rėndėsie, por rezultati i politikave tė mira. FMN nuk presupozohet qė tė qėndrojė nė njė vend dhe tė ketė programe me tė pėrgjithmonė; por programet tona duhet tė shikohen si tė kufizuara nė kohe, qė ndiqen nga maturimi dhe nga njė dialog mė cilėsor mbi politikat ekonomike midis FMN dhe vendit nė fjalė. FMN nuk dikton politika, por pėrpiqet tė bindė autoritetet pėr tė bėre gjėnė e duhur bazuar nė fakte e argumente, thotė Westin duke qenė e bindur se misioni i FMN-sė nė Shqipėri pėrfundon nė vitin 2009. Por sigurisht nėse sdo tė ketė kriza si ato tė piramidave tė vitit 1997. Natyrisht, kriza energjetike pėrmban rreziqe negative si pėr rritjen ekonomike ashtu edhe pėr situatėn fiskale. Mungesa e energjisė elektrike do tė thotė qė bizneset ose duhet tė mbyllen ose tė qėndrojnė hapur me kosto mė tė lartė, me ndihmėn e gjeneratorėve. Por, nė kėtė fazė ėshtė e vėshtirė ti masėsh nga ana sasiore kėto rreziqe dhe nė raste tė mėparshme ngadalėsimi i rritjes ka qenė i lehtė . Tė dhėnat deri mė tani, tregojnė se rritja ka qenė e gjallė nė gjysmėn e parė tė vitit, e mbėshtetur nga njė ecuri mė e mirė se sa ajo e parashikuar nė sektorin e eksporteve. Nė aspektin fiskal, buxheti ka mekanizma mbrojtės tė integruara nė tė (kontigjencat), qė zbusin ndikimin e KESH-it deri tani. Gjithashtu masat e marra pėr rritjen e tė ardhurave, si rritja nė disa tarifa akcize, kanė bėrė tė mundur qė zbatimi buxhetit tė jetė sipas planit. Sic e dimė, fusha kryesore nė tė cilėn fokusohet FMN-ja nuk ėshtė sektori i energjetikės, por stabiliteti makroekonomik. Banka Botėrore ka ekspertizėn e duhur ne ketė fushė. Gjithsesi, KESH-i u bė pjesė e programit tė FMN-sė me qeverinė, pasi Situata e pėrkeqėsuar e KESH-it po pėrbente njė kėrcėnim pėr stabilitetin makroekonomik. Ėshtė mėse e qartė qė KESH-i duhet tė pėrmirėsoje thellėsisht performancėn e tij (tė rrisė arkėtimet e faturave dhe tė minimizoje humbjet), si dhe tė aplikoje tarifa qė mbulojnė kostot. KESH-i duhet tė operojė si njė kompani tregtare dhe nuk duhet ti drejtohet buxhetit qeveritar si financues i nevojės sė fundit. Nė ketė kontekst, FMN-ja ėshtė e inkurajuar nga performanca e pėrmirėsuar e KESH-it kėto kohėt e fundit. Megjithatė, zgjidhja afatgjatė pėr pėrmirėsim e ecurisė sė KESH-it mbetet privatizimi i divizionit tė shpėrndarjes sė KESH-it. Duke pasur parasysh qė nė tregjet shqiptare ėshtė vėnė re njė rritje e pėrgjithshme e ēmimeve, si pėr ato tė administruara ashtu dhe pėr mallrat dhe shėrbimet kryesore tė shportės sė IĒK-sė, nė fund tė korrikut, ndryshimi vjetor nė IĒK ishte 2.1%, brenda kufijve tė caktuar nga Banka e Shqipėrisė (BSH). Pėrveē dy grupe mallrash, pikėrisht, pijet alkolike dhe duhani, si dhe qera, lėndė djegėse dhe energji, ndryshimet nė ēmimet e tjera kanė qenė brenda kufijve tė intervalit objektiv. Pėr dy kategoritė e sipėrpėrmendura, rritja vjetore nė IĒK ka qenė mė e lartė, pasi ėshtė rritur akciza pėr cigaret qė u aplikua ne korrik tė 2006, dhe rritja e tarifės sė energjisė elektrike qė hyri ne fuqi nė gusht tė 2006. Duhet njė vit qė pasojat e kėtyre rritjeve tė njėhershme nė ēmim tė eliminohen nė IĒK (duke qenė se ėshtė njė ndryshim vjetor), por gjithsesi ndikimi i tyre nė nivelin e pėrgjithshėm tė inflacionit nuk ka shkaktuar shmangie nga kufijtė e caktuar nga BSH. Pėr sa i pėrket grup-mallrave dhe peshave nė shportėn e IĒK, ato kanė shumė nevojė pėr tu rifreskuar, duke patur parasysh qė shporta e tanishme ėshtė hartuar qė nė 2001. Promovimi i konsolidimit nė sektorin bankar, duke ftuar banka tė huaja qė kanė fuqinė e duhur tė kapitalit, ėshtė njė zhvillim pozitiv pėr Shqipėrinė. Kjo, jo vetėm qė rrit konkurrencėn ne sektorin bankar, ēka ėshtė e mirėpritur, por gjithashtu sjell praktikat me tė mira ndėrkombėtare ne sektorin bankar. Eshte inkurajues interesimi qė sektori bankar shqiptar ka shkaktuar midis investitorėve tė huaj dhe priten zhvillime tė ngjashme edhe nė tregun shqiptar tė sigurimeve. Fakti qė Shqipėria nuk kualifikohet mė pėr kredi konēesionare, tė cilat u jepen vendeve mė tė varfra, ėshtė sigurisht njė shėnje e suksesit ekonomik tė vendit. Shqipėria ėshtė tashmė njė vend me tė ardhura mesatare-tė ulėta dhe me njė potencial tė fuqishėm pėr rritje. Kjo do tė thotė, se sė shpejti, Shqipėrisė do ti duhet ti drejtohet tregjeve kapitale ndėrkombėtare pėr tė pėrmbushur nevojat e saj pėr financime, ku ka pak hapėsirė pėr gabime. Programi aktual i FMN-sė ka pėr qėllim tė pėrgatisė vendin pėr maturim: qė Shqipėria tė eci me kėmbėt e veta kur programi tė pėrfundojė nė 2009. Shpėrthejnė cmimet, inflacioni 4.6% Qė nga viti 1999, nuk ėshtė asnjėherė inflacion mė i lartė se ai i muajit mars Ushqimet shtrenjtohen me 7.7%, ēmimet e energjisė rriten me 23.7% Marsi ėshtė muaji me rritjen mė tė fortė dhe tė gjithanshme tė ēmimeve tė konsumit qė prej shumė vitesh. Nga kafetė te restorantet, duhani, energjia elektrike, ushqimet dhe uji, tė gjitha faturat duket se qenė ndjeshėm mė tė shtrenjta. Instituti i Statistikės njoftoi se Indeksi i Ēmimeve tė Konsumit (inflacioni) u rrit me 4.6% gjatė muajit mars nė Shqipėri, rritje e udhėhequr nga ēmimet e ushqimeve dhe tė energjisė elektrike. Ushqimet, tė cilat zėnė rreth 50% tė shpenzimeve mujore tė familjeve shqiptare, pėsuan njė rritje prej 7.7%. Qė nga korriku i vitit tė kaluar, ēmimet e ushqimeve kanė pėsuar vetėm rritje. Nė shtator 2006 u regjistrua rritja maksimale prej 9.6%. Kjo qe rritja mė e madhe mujore e ēmimeve qė nga viti 1999, kur Shqipėria vendosi objektivin ekzistues zyrtar tė inflacionit vjetor 2-4%. Inflacioni doli jashtė objektivit maksimal prej 4% pėr herė tė parė qė nga viti 2001 nė gusht tė vitit tė kaluar. _________________ Nese per boten je asgje, je e gjithe bota per dike! |
|  | | Kotelja VIP


   Age : 22 Anėtarėsuar : 04 Jun 2007 Mesazhe : 1488 Lokacioni : Ne rrugen pa emer! Profesioni : Endacake Hobi : Thashethemet
 | Titulli: Re: Ekonomi Sat 26 Jul 2008, 10:32 am | |
| Rritja mė e lartė qė nė '99 Nė vitin 1999, falė sasisė sė jashtėzakonshme tė valutės sė huaj qė hyri nė Shqipėri si pasojė e krizės sė tė shpėrngulurve kosovarė tė luftės, niveli i ēmimeve nė Shqipėri ra pėr herė tė parė qė nga viti 1999. Nė atė vit, ndihmat e futura pa doganė dhe qė u shitėn nė treg bėnė qė inflacioni tė shėnonte vlerė negative vjetore prej -0.88%. Qė nga ajo kohė, Shqipėria vendosi objektivin e inflacionit vjetor 2-4%. Vetėm nė njė rast, nė korrik tė vitit 2001, si pasojė e shpenzimeve buxhetore pėr fushatė, ēmimet u rritėn pėrtej objektivit maksimal prej 4%. Nė vitet nė vijim, ēmimet e mallrave tė konsumit u mbajtėn nėn fre nė Shqipėri kryesisht pėrmes mekanizmit tė kursit tė kėmbimit. Leku u forcua vazhdimisht kundrejt Euros dhe Dollarit dhe pėr pasojė, ēmimet e mallrave tė importit mbetėn tė lira. Forcimi i lekut duket se pėrfundoi nė vitin 2006, kryesisht si pasojė e rritjes sė deficitit buxhetor nga importet e karburantit dhe tė energjisė elektrike. Nga ana tjetėr, ēmimet e mallrave tė konsumit nė tregun ndėrkombėtar pėsuan gjithashtu rritje tė ndjeshme. Pėr pasojė, ekspertėt mendojnė se rritja aktuale e ēmimeve ėshtė e destinuar tė vijojė gjatė kėtij viti. _________________ Nese per boten je asgje, je e gjithe bota per dike! |
|  | | Kotelja VIP


   Age : 22 Anėtarėsuar : 04 Jun 2007 Mesazhe : 1488 Lokacioni : Ne rrugen pa emer! Profesioni : Endacake Hobi : Thashethemet
 | Titulli: Re: Ekonomi Sat 26 Jul 2008, 10:33 am | |
| Hije monopolesh
Rritja e disa prej produkteve mė tė rėndėsishme, si mielli, gruri dhe nafta, ka qenė e pazakontė kėtė vit. Ēmimi i naftės u rrit nga 134 lekė/litėr nė shkurt, nė 145 lekė/litėr nė mars. Ēmimet e grurit dhe tė miellit u rritėn ndjeshėm, brenda njė dite, nė mars. Ministria e Bujqėsisė deklaroi se kishim tė bėnim me "grupe mafioze", por u mjaftua me kėtė deklaratė sapo dyqanet e bukės ofruan bukė 700 gramė, pėr 80 lekė. Tregu i importit tė grurit ėshtė pėrqendruar gjatė viteve tė fundit vetėm nė tre-katėr kompani, tė cilat kanė kapacitete financiare tė mjaftueshme pėr tė porositur sasi tė konsiderueshme. Tregu i miellit ėshtė pėrqendruar nė tre-katėr fabrika kryesore qė kanė kapacitete dominuese nė industrinė e blojės nė vend. Tregu i vajit, njė produkt gjithashtu me ēmime tė rritura, dominohet nga tre-katėr kompani qė kanė segmentuar tregun sipas cilėsisė sė ndryshme tė produkteve. Ēmimet e mallrave ku ka dominim tė pak kompanive nė treg, janė rritur shumė mė tepėr sesa ēmimet e mallrave ku nuk ka dominim. Ēmimet e veshjeve dhe kėpucėve kanė pėsuar rėnie dhe ēmimet e mobiljeve, gjithashtu. _________________ Nese per boten je asgje, je e gjithe bota per dike! |
|  | | Kotelja VIP


   Age : 22 Anėtarėsuar : 04 Jun 2007 Mesazhe : 1488 Lokacioni : Ne rrugen pa emer! Profesioni : Endacake Hobi : Thashethemet
 | Titulli: Re: Ekonomi Sat 26 Jul 2008, 10:34 am | |
| Rritja nga energjia
Njė nga faktorėt kryesorė tė rritjes sė inflacionit pėr marsin qe rritja e ēmimeve tė energjisė elektrike nga ana e KESH. Sipas INSTAT, rritja pėr kėtė produkt qe 23.7%, njė nga rritjet mė tė forta gjatė viteve tė fundit. Enti Rregullator i Energjisė miratoi shkurtin e kaluar ēmime tė reja pėr shitjen e energjisė elektrike nga KESH. Qė nga 1 Marsi, ēmimi mesatar i shitjes ėshtė 8.45 lekė, nga 7.21 lekė qė qe nė vitin 2007. Kjo ėshtė rritja mė e madhe e ēmimeve tė energjisė qė ėshtė kryer nė Shqipėri qė nga viti 2002. Nga inflacioni 4.6% i muajit mars, 0.6% ėshtė furnizuar nga rritja e ēmimit tė energjisė elektrike. Rritjen e ēmimit tė dritave duket se nuk do ta vuajė shumė konsumatori drejtpėrsėdrejti. Qeveria ka rritur ēmimet fort pėr institucionet buxhetore, gjė qė praktikisht do tė thotė se KESH do tė vijojė tė financohet indirekt nga Buxheti i Shtetit dhe se qytetarėt do tė vijojnė tė paguajnė, por kėsaj here si taksapagues, jo si konsumatorė energjie. Sektori publik (shkolla, spitale etj.) vlerėsohet se konsumon mes njė tė katėrtės dhe njė tė tretės tė energjisė totale nė Shqipėri. _________________ Nese per boten je asgje, je e gjithe bota per dike! |
|  | | Kotelja VIP


   Age : 22 Anėtarėsuar : 04 Jun 2007 Mesazhe : 1488 Lokacioni : Ne rrugen pa emer! Profesioni : Endacake Hobi : Thashethemet
 | Titulli: Re: Ekonomi Sat 26 Jul 2008, 10:34 am | |
| BQE "heq dorė" nga inflacioni
Rritja e ēmimeve nė Europė gjatė muajve tė fundit vuri para pėrgjegjėsisė Bankėn Qendrore Europiane, e cila ka pėr objektiv kryesor mbajtjen e inflacionit nėn 2% nė Eurozonė. Por rritja e muajve tė fundit nuk ėshtė njė inflacion i furnizuar nga faktorė monetarė e pėr pasojė, as nuk mund tė kontrollohet me mekanizma monetarė. Presidenti i BQE, Trichet, deklaroi para pak kohėsh se, "ēmimet nė Eurozonė do tė vijojnė tė rriten mė shumė se objektivi edhe nė muajt nė vijim dhe se, BQE nuk mundet ta parandalojė njė gjė tė tillė". Nė Shqipėri, Banka Qendrore ka rritur normat e interesit bazė nė ekonomi pesė herė qė nga korriku 2006, kur u shfaqėn shenjat e para tė inflacionit deri nė nėntor tė vitit tė kaluar. Norma e interesit bazė, ėshtė njė mekanizėm qė ndikon nė kėrkesėn dhe ofertėn e monedhės vendėse. _________________ Nese per boten je asgje, je e gjithe bota per dike! |
|  | | Kotelja VIP


   Age : 22 Anėtarėsuar : 04 Jun 2007 Mesazhe : 1488 Lokacioni : Ne rrugen pa emer! Profesioni : Endacake Hobi : Thashethemet
 | Titulli: Re: Ekonomi Sat 26 Jul 2008, 10:36 am | |
| Inflacioni dhe shtrenjtimet e fundit, pasojat
Treguesit makroekonomik nė Kosovė ende pasqyrojnė shenja negative qė pėr pasojė kanė papunėsinė tejet tė madhe, varfėrinė e madhe, shtimin e ulėt apo tė papėrfillshėm tė Bruto Produktit Shoqėror etj. Nė kėtė kontekst elementi mė inkurajues ka qenė inflacioni apo mė mirė tė themi (mos)ngritja e ēmimeve tė produkteve dhe shėrbimeve vendore. Niveli i inflacionit matur me indeksin e ēmimit tė konsumit vitin e kaluar sillej diku rret 0.8%. Mirėpo, cfarė po ndodh kohėve tė fundit? Thatėsira e madhe qė mbizotėrojė sivjet ishte njė prej momenteve mė kritike qė ndikoj nė rritjen e ēmimeve tė produkteve me origjinė bimore dhe shtazore. Kjo dukuri natyrore nuk ndikoj vetėm nė Kosovė, por poashtu edhe nė rajon dhe mė gjerė. Disa shtete si p.sh. SHBA e njohur si prodhuese e madhe botėrore e drithėrave pati pėrfitime nė kėtė aspekt. Thatėsira zgjati mjaft dhe institucionet pėrgjegjėse qeveritare mund tė llogaritnin dhe tė parashikonin efektet dhe pasojat negative tė saj.
Fillimisht, u shtrenjtua drithi i cili normalisht pati ndikim nė shtrenjtimin e nusprodukteve dhe produkteve finale tė saj si buka, makaronat, etj. Mė vonė, efektet negative nė cmim u shprehėn edhe nė vaj, qumėsht, vezė, mish, sheqer e kėshtu me rradhė. Pėr momentin ende nuk dihet shkalla e inflacionit nė Kosovė i cili duhet tė matet nėpėrmes Indeksit tė Ēmimit pėr Konsum nga Enti i Statistikės sė Kosovės. Por, gjithsesi ky inflacion do tė jetė mė i madh se treguesit paraprak tė inflacionit. Kend do ta godas mė sė tepėrmi inflacioni? Inflacioni do tė ketė pasojat mė tė mėdha tek shtresat tė cilat kanė tė hyra fikse ku hyjnė pensionistėt, invalidėt e ndryshėm etj. Por, nuk do tė ndalet me kaq sepse pasojat do ti bartin edhe punonjėsit arsimor, shėndetėsor, SHPK-ja, TMK-ja, etj. Pėrkundėr, praktikave tė mira nga e kaluara e inflacionit, nėpėr vende tė ndryshme nė botė, ku inflacioni apo rritja e ēmimeve ėshtė pėrcjellur me rritje pothuaj proporcionale edhe tė pagave, fatkeqėsisht nė Kosovė pėr shkak tė buxhetit tė varfėr dhe kufizimeve buxhetore pėr ngritje tė pagave mundėsia e ndjekjes sė pėrvojave tė njėjta ėshtė e pamundur. Nė kėtė kuptim konsekuencat e inflacionit do tė jenė mė tė mėdha pėr tė gjitha shtresat sociale tė pėrmendura mė lartė. Porse, si do tė reflektohet pėrvoja e mirė nga e kaluara lidhur me inflacionin dhe pagat nė sektorin privat ėshtė pikėpyetje dhe mbetet tė vlerėsohet nga institucionet (nėse i kemi) qė do tė merren me analiza tė tilla. Ngritja e ēmimeve herėpashere mund tė bėhet edhe pėr qėllime spekulative-fitimi nga prodhues dhe tregtar tė ndryshėm. Njė efekt negativ pėr ekonominė vendore inflacioni do tė duhej ta kishte nė eksport. Inflacioni rrit ēmimet vendore tė mallrave dhe rrjedhimisht i bėn ato mė pak konkuruese nė tregjet e jashtme. Por, nė kėtė drejtim do tė amortizohen efektet negative tė inflacionit sepse nė njėrėn anė ekonomitė rajonale pėrballen me nivele mė tė larta tė inflacionit se Kosova dhe nė anėn tjetėr ekonomia e Kosovės pėr momentin nuk ėshtė e orientuar nga eksporti apo mė mirė tė themi eksporti kosovar ėshtė i papėrfillshėm dhe pasojat do jenė margjinale. Fatmirėsisht, Kosova dhe tė themi kushtimisht Banka Qendrore pėr momentin nuk udhėheq pothuaj kurrfarė politike monetare dhe instrumentet monetare pėr intervenim janė tepėr tė limituara. Pėrndryshe frika pėr (mos)nxitje tė inflacionit me instrumente monetare tė pėrdorura nė mėnyrė joadekuate do tė kishte reperkusione edhe mė tė mėdha. Mė lartė u theksua qė mbretėroj njė thatėsirė e gjatė kohore dhe normalisht ėshtė dashur tė pritej parapėrgatitja e qeverisė dhe ndėrmarrja e masave parandaluese pėr frenimin e ngritjes sė ēmimeve tė produkteve ekzistenciale. Sidomos, kur tė merret parasysh varfėria dhe papunėsia tepėr e madhe. Por, ēfarė ndodhi? Befasia mė e madhe ishte mos ekzistenca e Rezervave strategjike pėr grurė apo drith. Ēdo qeveri nė botė disponon me rezerva drithi nė rast tė ndonjė tė papriture apo fatkeqėsie elementare me qėllim tė evitimit tė pasojave imediate negative pėr popullatė dhe ekonomi. Dhe kjo ėshtė alfa dhe omega e ēdo qeverie normale. Prononcimet e zyrtarėve qeveritar se prodhuesit vendor disponojnė me rezerva drithi ishte mjaft joserioze pėr arsyen e vetme se bizneset konsiderohen tė jenė tė pavarura nga qeveria nė afarizmin dhe vendimmarrjen e tyre kėshtuqė se si do tė vepronin ata do tė duhej tė mbetej ēėshtje e tyre personale. Edhe ashtu nuk kanė pasur pėrkrahje tė duhur. Dhe kėshtu mosmbajtja (disponimi) e rezervave shtetėrore pamundėsoj intervenimin e qeverisė, pėr tė amortizuar goditjen e inflacionit dhe tė ngritjes sė ēmimeve dhe rrjedhimisht mbrojtjen e shtresave mė tė rrezikuara nė Kosovė. Fatmirėsisht, siē thuhet ēdo e keqe i ka edhe anėt e veta pozitive dhe vice versa, edhe Kosova qė nga fillimi i vitit 2002 ka adoptuar Euro-nė si valutė nacionale. Dhe nėse analizojmė elementet mė pozitive dhe mė kapitale nė ekonominė kosovare, prej vitit 1999 e deri mė sot, pa kurrfarė hamendje mund tė pėrfundojmė se adoptimi i Euro-s si valutė nacionale kosovare ishte procesi mė madhėshtor dhe mė dobiprurės. Procesi i konvertimit tė DEM nė Euro pati perfundur suksesshėm pėr disa muaj.sikur Kosova tė kishte nė pėrdorim njė valutė tjetėr domicile me elemente nacionale me siguri qė ekonomia e jonė do tė ballafaqohej me sfida edhe mė tė mėdhaja sa i pėrket rreziqeve tė inflacionit, ndryshimeve nė kurse tė kėmbimit, papunėsisė etj. dhe kjo ekonomi e sotme do tė ishte edhe mė fragjile, mė e brishtė dhe mė e dobėt se sa brishtėsia dhe pa zhvillueshmėria aktuale. Adoptimi i Euro-s, pėrkundėr ndikimit negativ fillestar nė zvogėlimin e fuqisė blerėse tė qytetarėve tė Kosovės (zakonisht ēmimet pėr njėsi DEM barazoheshin me ēmimet nė njėsi tė Euro-s), ishte forca kryesore nxitėse e stabilitetit financiar nė Kosovė dhe luftimittė inflacionit. Prandaj, ėshtė e domosdoshme qė nė tė ardhmen mos tė jetė vetėm Euro si i vetmi faktor i stabilitetit financiar, ekonomik e social por tė lėvizin tė gjithė mekanizmat pėrgjegjės institucional dhe joinstitucional dhe me profesionalizėm tė veprojnė nė drejtim tė zhvillimit ekonomik dhe tė ngritjes sė mirėqenies shoqėrore. Paaftėsia profesionale duhet tė luftohet me vendosjen nė skenė dhe nxitjen e vlerave tė vėrteta dhe altruiste shtetėrore e kombėtare. Kjo ėshtė e vetmja mėnyrė qė jo vetėm inflacionin, por edhe cdo dukuri tjetėr trazuese pėr stabilitetin nė vend dhe rajon ta eleminojmė, duke mos harruar asnjėherė qė nga e gjithė kjo tė nxjerrim mėsime pėr tė ardhmen. _________________ Nese per boten je asgje, je e gjithe bota per dike! |
|  | | black Anėtar


 Anėtarėsuar : 14 Jun 2008 Mesazhe : 247 Lokacioni : erresire
 | Titulli: Re: Ekonomi Sat 26 Jul 2008, 3:34 pm | |
| | wow... |
|  | | Kotelja VIP


   Age : 22 Anėtarėsuar : 04 Jun 2007 Mesazhe : 1488 Lokacioni : Ne rrugen pa emer! Profesioni : Endacake Hobi : Thashethemet
 | Titulli: Re: Ekonomi Mon 01 Sep 2008, 9:16 pm | |
| wow... Kjo eshte tema ime e preferuar ne ekonomi, sepse me kete teme edhe jam diplomuar  _________________ Nese per boten je asgje, je e gjithe bota per dike! |
|  | | deti Moderator


 Anėtarėsuar : 19 Jun 2007 Mesazhe : 499 Lokacioni : Kosovė Profesioni : Ekonomist Hobi : arti, letersia, muzika, sporti
 | Titulli: Re: Ekonomi Wed 03 Sep 2008, 2:27 pm | |
| Kotelja, ti gjithmone gjen tema te mira dhe aktuale gjithsesi. Urime per diplomimin nese nuk ta kam bere deri me tani.  Shpresoj te te ofrohet mundesia dhe te japish kontributin tend aty ku ti e ndien veten me te arsyeshme. Ekonomia kosovare mbase do te kete nevoje per ty. |
|  | | Kotelja VIP


   Age : 22 Anėtarėsuar : 04 Jun 2007 Mesazhe : 1488 Lokacioni : Ne rrugen pa emer! Profesioni : Endacake Hobi : Thashethemet
 | Titulli: Re: Ekonomi Fri 05 Sep 2008, 11:06 am | |
| Flm per fjalet e tua deti, i cmoj shume! _________________ Nese per boten je asgje, je e gjithe bota per dike! |
|  | | memaliaj Operator


   Age : 24 Anėtarėsuar : 06 Mar 2008 Mesazhe : 2110 Lokacioni : ALBANIA Profesioni : arkitekt Hobi : fotbolli
 | Titulli: Re: Ekonomi Sat 06 Sep 2008, 9:01 am | |
| | Te admiroj Edona se je shume e zonja. |
|  | | Kotelja VIP


   Age : 22 Anėtarėsuar : 04 Jun 2007 Mesazhe : 1488 Lokacioni : Ne rrugen pa emer! Profesioni : Endacake Hobi : Thashethemet
 | Titulli: Re: Ekonomi Wed 17 Sep 2008, 11:23 pm | |
| Flm memaliaj, e cmoj shume qe ke pershtypje te tille per mua! _________________ Nese per boten je asgje, je e gjithe bota per dike! |
|  | | |
| Faqja 1 e 1 |
| | Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
|
|
|